Kërko

Kelku Kelku 

Firma jonë, Kelku

Duke ndjekur predikimin e dytë të Kreshmëve të kardinalit Cantalamessa, mbajtur në praninë e Papës e të Kuries Romake.

R. SH. - Vatikan

Meditim

Duhet t’i lëmë “të na hanë”, ata që nuk na duan, pasi ta kemi dëgjuar ftesën e Krishtit në altar “Merreni e hajeni”.

T’i lëmë të na kafshojnë, siç shkruante Shën Injaci i Antiokisë, duke u nisur drejt Romës, për të vdekur si martir.

Po të shikojë mirë e mirë për rreth, njeriu i kohëve tona do të vërejë se rrethohet “nga dhëmbë të mprehtë bishash, gati për ta copëtuar!”.

Janë kritikat, kontrastet, urrejtjet  e fshehura, këndvështrimet e kundërta, mbrapaskenat, ndryshimet e karakterit…E doemos, luftërat!

Prandaj kudo e kurdoherë duhet ta nënshkruajmë çdo veprim me një firmë të vetme!

 E “firma jonë duhet të jenë ato pak pika uji, përzierë me verë në Kelkun  e kryqëzimit, ndërsa asambleja shqipton një lutje a e këndon.

Nuk janë tjetër, veç ujë, por të përzjera me verën në kelk, bëhen një pije e e vetme.

E kjo do të thotë se kush e vuri firmën, duhet ta nderojë. Do të thotë  se kur të dalim nga Mesha, duhet ta bëjmë edhe ne jetën tonë dhuratë dashurie për Atin e vëllezërit: “Për Krishtin, me Krishtin e në Krishtin... ty o Atë i gjithëpushtetshëm, në bashkim me Shpirtin Shenjt, të qoftë nderim e lavdi për të gjithë shekujt e shekujve. Amen!”.

Kjo firma! “Merreni e hajeni. Eshtë korpi im”- ky nënshkrimi.

E duhet ta lëmë veten të na hanë ata, që i kanë dhëmbët më të mprehtë! E t’i ngulin pa pikë delikatese. Gjë që do të thotë "ta bëjmë jetën dhuratë dashurie për Atin e vëllezërit”

19 mars 2022, 11:57