Kërko

Don Falco: Seminari “Zoja e Këshillit të Mirë” shenjё e ringjalljes sё Kishёs

Këtë të diel në të gjitha Kishat katolike në Shqipëri u mbajt Dita Kombëtare kushtuar Seminarit Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të Mirë". Në të gjitha Meshët e kremtuara në Kishat katolike, këtë diel besimtarët katolikë iu lutën Zotit për thirrje të shenjta meshtarake e rregulltare dhe mblodhën ndihma si kontribut për mbështetjen e Seminarit Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, ku formohet të rinjtë që kanë ndërmarrë udhën meshtarake

R.SH. – Vatikan

Kёtё tё Diele me 6 mars nё tё gjitha Kishat katolike tё Shqipërisë u mbajt Dita Kombëtare e Seminarit, me lutje drejtuar Zotit për thirrje të reja meshtarake dhe rregulltare, si dhe dёshmi pёr t’i sensibilizuar besimtarët ndaj kёsaj vatre shpirtërore tё rёndёsishme qё ka Kisha katolike e trevave shqiptare nё Seminarin Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të Mirë" nё Shkodёr. Po kujtojmë se  sivjet kremtohet edhe 30-vjetorin e rihapjes, menjëherë pas rënies sё regjimit komunist nё Shqipëri mё 2 shkurt 1992.

Jubileu i 30-vjetorit tё rihapjes sё Seminarit Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë” mё 2 shkurt 1992, nё saje tё vullnetit të Papёs Shën Gjon Palit II, për formimin e meshtarëve në shërbim të Kishёs katolike në Shqipëri, qё sapo kishte dalur nga persekutimi i tmerrshëm gjatë komunizmit, u shënua 3 e 4 shkurtin e kaluar në Shkodër e vende tjera, organizuar nga Rektori i Seminarit don Leonardo Falco nё bashkёpunim me Konferencës Episkopale tё Shqipërisë. Rihapja e Seminarit mё 1992 qe shenjё e ringjalljes sё Kishёs pas persekutimit gjatё regjimit komunist.

Nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit Vatican-News don Leonardo Falco flet pёr jubileun e Seminarit Ndёrdioqezan "Nëna e Këshillit të Mirë"ku formohen të rinjtë, që kanë dëgjuar zërin e Zotit, dhe pastaj kanë ndërmarrë rrugën drejt meshtarisë, pёr thirrjet e shenjta dhe misionin e Kishёs katolike nё Shqipёri, ta dёgjojmё:

Don Leonardo Falco
07 mars 2022, 13:09