Kërko

Kalendari i kremtimeve të kryesuara nga Papa në mars 2022

Marsi, muaj i ngarkuar me veprimtari kishtare, do të ketë edhe disa kremtime të krysuara nga Papa, që i paraprijnë Pashkëve.

R.SH. - Vatikan

Monsinjor Diego Ravelli, mjeshtër i Kremtimeve Liturgjike Papnore, ka shpallur kalendarin e takimeve dhe kremtimeve tё Papёs Françesku për muajin e ardhshëm, duke u nisur nga ritet e fillimit të kohёs sё Kreshmës, me 2 mars, të  Mërkurën e Përhime.

Kështu, marsi 2022, muaj i ngarkuar me veprimtari kishtare, do të ketë edhe disa kremtime të kryesuara nga Papa Françesku, që i paraprijnë Pashkëve.

Më 2 mars, e Mërkura e Përhime, ditë me të cilën nisin Krezhmët, në orën 16.30 Papa do të kryesojë Statio-n në Kishën  e Shën Anselmit dhe do t’i prijë procesionit pendestar. Në orën 17.00, pastaj, në Bazilikën e Shën Sabinës, do të kryesojë Meshën me bekimin  e Hirit dhe përhimjen e besimtarëve.

Më 4 mars, në sallën e Koncistorit, në orën 10.30 do të mbahet Koncistori  i zakonshëm publik për votimin e disa Çështjeve të Shenjtërimit.

Më 25 mars, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 17.00, Kremtimi i Pendesës.

Këto, pra, kremtimet e kryesuara nga Papa, që do t’i paraprijnë Pashkëve.

14 shkurt 2022, 12:25