Kërko

 Mons Angelo Massafra Mons Angelo Massafra

Imzot Massafra në Kuvendin e Firences: lutemi për paqen në Ukrainë e për bashkëpunimin në Mesdhe

Në këtë prononcim për programin shqip të Radio Vatikanit – Vatican News, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë njofton se Sekretari i KISH-it, imzot Gjergj Meta, u ka shprehur të dy kryeipeshkvijve të Kishës Katolike në Ukrainë, atij të ritit latin dhe atij të ritit greko-katolik, afërsinë e solidaritetin e shqiptarëve. Përsa i përket Mesdheut, imzot Angelo Massafra nënvizon impenjimin e Kishës që deti të jetë vend i paqes, i pajtimit, i mirëkuptimit, i bashkëpunimit e jo i vdekjes

R.SH. - Vatikan 

“Lutemi për paqen në Ukrainë e për gjithë botën”: me këto fjalë e fillon tregimin e tij për punimet e kuvendit të Firences, imzot Angelo Massafra, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i cili, bashkë me ipeshkvij të tjerë nga vendet mesdhetare dhe me kryebashkiakët e qyteteve, që lagen nga Mare Nostrum, përfundojnë nesër (27 shkurt) katërditëshen e punimeve me temë “Mesdheu, kufi i paqes”. Të pranishëm edhe kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj dhe ipeshkvi i Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut, imzot Giovanni Peragine.

Në këtë prononcim për programin shqip të Radio Vatikanit – Vatican News, imzot Angelo Massafra njofton se Sekretari i KISH-it, imzot Gjergj Meta, u ka shprehur të dy kryeipeshkvijve të Kishës Katolike në Ukrainë, atij të ritit latin dhe atij të ritit greko-katolik, afërsinë e solidaritetin e shqiptarëve.

Përsa i përket Mesdheut, imzot Massafra nënvizon impenjimin e Kishës për të bashkëpunuar me autoritetet që deti, ku çdo vit mbyten qindra migrantë, në kërkim të një jete më të mirë, të jetë det i paqes, i pajtimit, i mirëkuptimit, i bashkëpunimit e jo i vdekjes.

Edhe në Shqipëri, vëren ai, bëjmë ç’është e mundur për të pritur si duhet emigrantët në kalim, si ata që duan të qëndrojnë, ashtu edhe ata, që duan të shkojnë në vende të tjera, duke e konsideruar vendin vetëm si etapë të përkohshme. Por të dëgjojmë imzot Angelo Massafrën

Të dëgjojmë imzot Angelo Massafrën
26 shkurt 2022, 12:38