Kërko

Atë Rutilo Grandes Atë Rutilo Grandes 

Rutilio Grande i lum. Postulatori: qoftë model pajtimi për Ekuadorin

Jezuiti atë Pascual Cebollada S.J., i ngarkuar me çështjen e lumnimit të Atë Rutilo Grandes, Nelson Lemus e Manuel Solórzano-s, është në San Salvador, si përfaqësues i Shoqërisë së Jezusit, në kremtimin e lartimit të tyre në nderimet e altarit, që përshkohet nga shembulli i ndritur i martirëve, të cilët derdhën gjakun për ungjillëzimin e Amerikës Latine

R. SH. - Vatikan

“U vra nga urrejtja për fenë, sepse punonte për drejtësinë, dashurinë, vëllazërimin në vendin e tij, në kohë tejet të vështira. E këtë e bënte me fjalë e me jetë. Shpresojmë se do të ndihmojë  për pajtimin e El Salvadorit   edhe të vendeve të tjera, si model i drejtësisë.”. Janë fjalë të pasionuara këto, me të cilat jezuiti, atë Pascual Cebollata S,J. e kujton Rutilio Grande-n, meshtarin e Shoqërisë Jezus, vrarë në vitin 1977, sepse ia kishte kushtuar jetën fesë, të cilën vrasësit e urrenin; fshtarëve, të cilët ata i shfrytëzoin deri në palcë; të ligshtëve, të cilët i flaknin skajeve e skutave  pa ndihmë as mbështetje. Ai, e ata që i ngjisnin, ishin ndihma. Ishin dora e Krishtit, që shtrihej drejt tyre, për t’i nxjerrë nga kthetrat e vdekjes së sigurt. Të korpit e të shpirti, në emër të Kishës së San Salvadorit, që sot po e shpall të Lum!

Me të,  gjatë një kremtimi kryesuar nga kardinali Gregorio Rosa,  naltohen në nderimet e altarit edhe Manuele Solorzano e Nelson Rutilio Lemus, dy fshatarë laikë, në kohën kur u vranë respektivisht 72 e 15 vjeç. Ishin me “padre Tilon” siç e thërrisnin, në një makinë zafari, drejtuar kah fshati i lindjes, El Paisnal. Rrugës makina u qëllua me breshëri të pareshtura armësh. Dymbëdhjetë prej tyre e shporuan tej e ndanë trupin e  jezuitit, që sot lartohet në nderimet e altarit.

Kalojnë ditët, vitet, madje edhe shekujt, po Zoti nuk i harron, në qiell, as mbi tokë, ata që derdhën gjakun nga dashuria për Të e për njeriun!  

22 janar 2022, 11:38