Kërko

Përshëndetja e imzot Frendos me Kishёn e Tiranё-Durrёsit: "Mirënjohës që kam qenë bariu juaj"

Do tё jetё një lamtumirë zyrtare mallëngjyese dhe prekëse, ajo e kryeipeshkvit George Frendo, i cili këtё tё shtunë, mё 22 janar 2022, përshëndet Kishёn e Tiranё-Durrёsit me Meshën, gjatё sё cilёs ia dorёzon drejtimin e saj pasardhësit tё tij, imzot Arjan Dodajt. Kisha e Shën Palit do të mbushet me meshtarёt, rregulltarët, rregulltaret, misionarët, besimtarët, por edhe me qytetarёt e shoqёrisё ku ka shërbyer si rregulltar dominikan dhe si ipeshkëv qё nga viti 1997 e deri sot.

R.SH. - Vatikan

Do tё jetё një lamtumirë zyrtare mallëngjyese dhe prekëse, ajo e kryeipeshkvit George Frendo, i cili këtё tё shtunë, mё 22 janar 2022, përshëndet Kishёn e Tiranё-Durrёsit me Meshën, gjatё sё cilёs ia dorёzon drejtimin e saj pasardhësit tё tij imzot Arjan Dodajt. Kisha e Shën Palit do të mbushet me meshtarёt, rregulltarët, rregulltaret, misionarët, besimtarët, por edhe me qytetarёt e shoqёrisё ku ka shërbyer si rregulltar dominikan dhe si ipeshkëv qё nga viti 1997 e deri sot.

Edhe redaksia shqipe e Radio Vatikanit – Vatican News dëshiron ta përshëndesë imzot George Frendon, duke e falënderuar pёr bashkёpunimin e  për gatishmërinë e tij tё përhershme. E duam tё pёrshkojmё, pёr disa minuta, etapat e misionit tё imzot Frendos nё Kishёn Katolike nё Shqipёri, duke filluar si misionar domenikan nё Durrёs, si Vikar i Pёrgjithshёm i kryedioqezёs sё Tiranё-Durrёsit, pastaj si ipeshkёv ndihmёs i imzot Rrok Mirditёs, mё vonё si pasardhës i tij, si kryeipeshkёv i kёsaj Kishe metropolitane e deri mё sot, kur misionin e tij ia kalon pasardhёsit, imzot Arjan Dodajt.

Populli dhe Kisha nё Shqipёri mё kanё dashur dhe unё i kam dashur e vlerësuar shumё, prandaj, i shpreh mirënjohjen time Zotit që më lejoi të jem bari shpirtëror i Kryedioqezës Tiranё-Durrёs për vite me radhë", pohon, mes tjerash, nё njё bisedё, qё realizuam nё studion e Radio Vatikanit - Vatican News, tetorin e kaluar, imzot Frendo, me tё cilin duam t’i pёrshkojmё kёto vite tё shërbimit tё tij, qё nisi kur Kisha katolike nё Shqipёri posa kishte filluar tё rimëkëmbej pas daljes nga persekutimi i egёr nёn regjimin komunist e vijoi me pёrforcimin e misionit dhe të strukturave tё saj, nё shёrbim tё popullit tё Zotit e tё shoqёrisё shqiptare. 

Nё mikrofonin e dom David Gjugjёs, imzot George Frendo flet pёr misionin e Kishёs katolike dje e sot nё Tiranё, ta dёgjojmё:

Nё mikrofonin e dom David Gjugjёs, imzot George Frendo flet pёr misionin e Kishёs katolike dje e sot nё Tiranё
21 janar 2022, 11:52