Kërko

Imzot Angelo Massafra dhe Papa Françesku Imzot Angelo Massafra dhe Papa Françesku

Imzot Massafra: Gëzuar 85-vjetorin Atë i Shenjtë, “ad multos annos!”

Urimet e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të besimtarëve shqiptarë për Papën Françesku në 85-vjetorin e tij. “Faleminderit Atë i Shenjtë për gjithçka keni bërë për shqiptarët. Falënderojmë Zotin për shërbimin tuaj”, nënvizon kryetari i ipeshkvijve, imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kremton sot përvjetorin e tij të 85-të, ndërsa vetëm pak ditë më parë, më 13 dhjetor, kujtoi një festë tjetër të rëndësishme, atë të 52-vjetorit të meshtarisë. Së bashku me autoritetet e me njerëzit nga i gjithë globi, që i dërgojnë urime Atit të Shenjtë, mbërrin në Vatikan edhe urimi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe i besimtarëve shqiptarë. Në mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News, kreu i ipeshkvijve shqiptarë, imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit, e falënderon Atin e Shenjtë për gjithçka bën për shqiptarët, por falënderon edhe Zotin për shërbimin papnor të Françeskut në të mirë të Kishës Katolike e të mbarë botës. “Ad multos annos”, për shumë vjet, përfundon urimi i imzot Massafra-s. Ta dëgjojmë…

Dëgjo imzot Massafra-n...

 

17 dhjetor 2021, 12:11