Kërko

Blerina Suta, profesoreshë në Universitetin “L’Orientale” të Napolit Blerina Suta, profesoreshë në Universitetin “L’Orientale” të Napolit

Blerina Suta: Fishta i këndoi një Shqipërie ideale, ballkanike, por evropiane

Si sot, më 30 dhjetor 1940, kultura shqiptare humbiste një nga kolosët e saj, Át Gjergj Fishtën. Tekstet që shkroi, argumentet që trajtoi, janë të vlefshme edhe sot, janë busulla, që vijon ta drejtojë atdheun e të parëve në një rrugë të vetme, atë drejt Evropës së kulturës, duke i nxitur shqiptarët të mos harrojnë kush janë dhe nga vijnë. Në këtë këndvështrim e sheh veprën e Át Gjergj Fishtës, profesoresha e Universitetit “L’Orientale” të Napolit, Blerina Suta

R.SH. - Vatikan

Sot, bota shqiptare kudo ndodhet kremton përvjetorin e vdekjes së poetit të madh kombëtar, Át Gjergj Fishtës (30 dhjetor 1940), që, sivjet, përkon edhe me 150-vjetorin e lindjes së këtij kolosi të kulturës, të cilit iu kushtuan veprimtari jo vetëm në atdhe, por edhe në diasporën shqiptare anembanë globit. I vlerësuar si Homeri i Shqipërisë, sidomos për veprën epokale “Lahuta e Malcís”, ai ishte edhe poet lirik delikat; kritik i fuqishëm që e përdori thumbin e ironisë e të sarkazmës me mjeshtëri të rrallë për të vënë në dukje problemet e shoqërisë së atëhershme, por edhe veset e saj e të disa shqiptarëve; ishte themelues i revistës “Hylli i Dritës” që bëri gjithçka për t’i treguar popullit rrugën drejt emancipimit, përparimit dhe lirisë së njëmendtë.

Tekstet që shkroi për atë kohë, argumentet që trajtoi, janë të vlefshme edhe sot, janë busulla, që vijon ta drejtojë atdheun e të parëve në një rrugë të vetme, atë drejt Evropës së kulturës, duke i nxitur shqiptarët të mos harrojnë kush janë dhe nga vijnë. Në këtë këndvështrim e sheh veprën e Át Gjergj Fishtës, profesoresha e Universitetit “L’Orientale” të Napolit, Blerina Suta, e cila bën për Radio Vatikanin një koment të shkurtër mbi veprën e françeskanit të shquar

Dëgjo Blerina Sutën...
30 dhjetor 2021, 11:36