Kërko

Il francescano e poeta albanese Padre Gjergj Fishta Il francescano e poeta albanese Padre Gjergj Fishta

Át Vitor Demaj: Át Fishta ndërgjegjja e popullit shqiptar

Át Vitor Demaj: Át Gjergj Fishta, figurë poliedrike, e konsideronte veten si filozof shoqëror, u mundua ta ndihmonte popullin dhe vendin të lirohej prej veseve e kalonte tek virtytet. E njihte thellësisht shpirtin dhe jetën e popullit e të vendit të vet, nga zonat më thella e deri te institucionet ma të larta. Kujdesej për gjithçka, madje edhe për gjërat ma të vogla, për t’i treguar e propozuar, pastaj, vlerat më të larta e më të mira. Ishte në shërbim të popullit dhe të vendit të vet

R.SH. - Vatikan

Sot kujtojmë poetin e madh e të pavdekshëm kombëtar, françeskanin Át Gjegj Fishtën, në 81-vjetorin e kalimit të tij në Amshim (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940). 

Po e kujtojmë Át Gjergj Fishtën, figurën e madhe të Kombit e të Kishës shqiptare, njërin nga shtyllat kryesore të mendimit politik shqiptar, me fjalët e françeskanit Át Vitor Demaj, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit - Vatican News, sipas të cilit, poeti e françeskani shqiptar At Gjergj Fishta, figurë poliedrike, e konsideronte veten si filozof shoqëror, u mundua ta ndihmonte popullin dhe vendin të lirohej prej veseve e kalonte tek virtytet. Ai ishte në shërbim të popullit dhe të vendit të vet.

Át Gjergj Fishta e njihte thellësisht shpirtin dhe jetën e popullit e të vendit të vet, nga zonat më thella e deri te institucionet ma të larta. Kujdesej për gjithçka, madje edhe për gjërat ma të vogla, për t’i treguar e propozuar, pastaj, vlerat më të larta, për të mirën e popullit dhe të vendit, të cilin e deshi pamasë. Kështu pohon mes tjerash françeskani shqiptar, at Vitor Demaj në mikrofonin e Radio Vatikan, duke kujtuar përvjetorin e kalimit në amshim të atë Gjergj Fishtës, françeskan meshtar, poet e filozof shqiptar. Ta dëgjojmë at Vitor Demaj ...

Ta dëgjojmë at Vitor Demaj
30 dhjetor 2021, 10:55