Kërko

Vatican News

Caritasi Dioqezan Shkodër prezantoi projektin “Të rinjtë aktorë për mbrojtjen e mjedisit”

“Të rinjtë aktorë për mbrojtjen e mjedisit”, kёshtu quhet projekti qё u prezantimit dje, mё 24 nёntor, në ambientet e Muzeut Dioqezan në Shkodër, nga Caritas Dioqezan Shkodër – Pult në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi dhe Paqe.

R.SH. - Vatikan

Në ambientet e Muzeut Dioqezan në Shkodër, dje mё 24 nёntor, u zhvillua takimi i prezantimit te projektit “Të rinjtë aktorë për mbrojtjen e mjedisit”, qё ka pёr qëllim sensibilizimin e pёrkujdesin ndaj natyrës nёn frymëzimin e Papёs Françesku, i cili në enciklikën e tij “Laudato Sí” thekson se “natyra është shtëpia jonë e përbashkët”.

Ky projekt pilot, është mbështetur nga Renovabis dhe gjatë 2 viteve të ardhshme do të implementohet nga Caritas Dioqezan Shkodër – Pult në bashkëpunim me Komisionin për Drejtësi dhe Paqe. Ky projekt pilot, i Caritas Shkodёr,  i cili do tё zgjasё dy vite, do tё zhvillohen konkretisht nё tre famulli kishtare tё kryedioqezёs Shkodёr-Pult, e pikёrisht nё famullinё e Velipojёs, Dajç e Gur i zi. 

Të pranishëm në prezantimin e tij ishin qytetarë të thjeshtë, të rinjë, intelektualë, klerikë, përfaqësues të qeverisjes vendore etj. Përballë të pranishmëve ishte një panel i përbëre nga: Imzot Agelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër – Pult; Dom Gjovalin Simoni, Drejtor i Caritas Dioqezan Shkodër – Pult; Dom Marian Gega famullitar i Velipojës; Dom Raffaele Gagliardi, famullitar i Gurit të Zi dhe z. Luigj Mila, drejtor i Drejtësi dhe Paqe. Në fjalën e tyre, panelistët referuan për rëndësinë e projektit në tërësi por sidomos për famullitë ku ai do implementohet, dhe pikërisht në famullitë e Gurit të Zi, Dajçit dhe Velipojës.

Gjatë fjalimeve u shtruan edhe disa fakte mbi gjendjen alarmante të ambientit në Shqipëri dhe veçanërisht në zonat në të cilat do të zhvillohet projekti, duke u bërë thirrje të pranishmëve dhe, nëpërmjet mediave qe ishin në takim, edhe gjithë qytetarëve të tjerë, për ndërhyrje të shpejtë dhe të përbashkët për një kujdes  më të madh ndaj natyrës dhe si rrjedhojë përmirësimin e cilësisë tonë të jetesës. Po më hollësisht në mokrofonin e redakësisë shqipe të Radio Vaticanit - Vatican News të dëgjojmë drejtorin e Caritas Shkoder dom Gjovalin Simonin:

Të dëgjojmë drejtorin e Caritas Shkoder dom Gjovalin Simonin

 

 

25 nëntor 2021, 12:41