Kërko

Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri dhe ecja e sinodalitetit

Ipeshkvijtë e Kishës katolike të Shqipërisë, në mbledhjen e radhës, mbajtur me datën 19 dhe 20 tetor 2021, në Tiranë, shqyrtuan, mes tjerash, jetën dhe veprimtarinë e Kishës në Shqipëri, si dhe paraqiten punën e përgatitjet që po bëhen në secilën Dioqezë, në nivelin Kombëtar, për Sinodin e ipeshkvijve që do të mbahen në nivelin Universal në tetor 2023 të.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtë e Kishës katolike të Shqipërisë, në mbledhjen e radhës, mbajtur me datën 19 dhe 20 tetor 2021, në Tiranë, shqyrtuan, mes tjerash, jetën dhe veprimtarinë e Kishës në Shqipëri, si dhe paraqiten  punën e përgatitjet që po bëhen në secilën Dioqezë, në nivelin Kombëtar, për Sinodin e ipeshkvijve që do të mbahen në nivelin Universal në tetor 2023 të.

Në vazhdim njoftimi i zëdhënësit të Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë dom Mark Shtjefni

Si zakonisht, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, e mbledhur me dt 19 dhe 20 Tetor, 2021, i nisi punimet e saja me himnin e lutjes drejtuar Shpirtit Shenjte dhe më pas me Meshën Shenjte, duke e falënderuar Zotin për mirësitë e tija të shumta dhe duke kërkuar prej Tij dritën e duhur për mbarëvajtjen dhe punimeve dhe për vendimmarrjet e ndryshme që nga kjo Asamble do të dalin.

Pas Meshës Shenjte, me lutjen Ad Sumus, drejtuar Shpirtit Shenjtë, nisi punimet e rregullta kjo Asamble Plenare e Rregullt e Barinjve të Kishës Katolike në Shqipëri.

Pas falënderimeve të Kryetarit dhe pas një eskursus të veprimtarive të ndodhura në brendësi të Kishës në Shqipëri, menjëherë u kalua tek paraqitja e Sinodit të ipeshkvijve tetor 2023 të punës dhe të përgatitjeve që po bëhen në secilën Dioqezë dhe më pas në nivel Kombëtar. Përfshirja dhe interesimi i Ipeshkvijve qe i madh, aq sa secili nga ata bashkëndau me të tjerët ecurinë dhe metodologjinë që po ndiqnin për të arritur sa më shumë edhe ato kategori apo periferi të harruara, të lëna pas dore apo që edhe janë ftohur me Kishën. Kjo për të pasur një vizion sa më të gjerë të Kishës në tërësinë e saj, meqë është edhe një prej kërkesave të shprehura qartas nga Ati Shenjtë, Papë Françesku.

Më pas, punimet vazhduan duke ndjekur rendin e caktuar të ditës. Vlen të theksohet ecuria e botimit të Rendit të Sakramenteve, e cila pothuajse është në përfundim të sipër; Katekizmi i Kishës Katolike, e cila po ashtu edhe kjo është e gatshme për botim; një rëndësi të madhe u dha edhe Vitit të thirrjeve për Kishën në Shqipëri duke dëgjuar zërin dhe përvojën e përjetuar deri më tani të Përgjegjësit të Qendrës Kombëtare të Thirrjeve.

Një pikë interesante ishte edhe bashkëbisedimi i ngrohtë me Sh. T. Sekretarin e Përgjithshëm të Kongregatës për Edukimin Katolik, Imzot Angelo Vincenzo Zani, i cili ishte i pranishëm në Shqipëri me rastin e një Kuvendi kombëtar të organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë, në bashkëpunim me Komisioni Kombëtar të KISH-it për Edukimin Katolik, me temë “Pakti Edukues Global dhe Misioni i Universiteteve”.  Ndër të tjera, shkëlqesia e Tij, Sekretari i Përgjithshëm, shprehu dëshirën dhe nevojën e madhe për një edukim të gjerë mbarëkombëtar të breznive të reja, duke lavdëruar punën dhe përkushtimin e shumë shkollave dhe universiteteve katolike, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

Më pas secili nga Ipeshkvijtë, paraqiti punën dhe veprimtaritë e kryera apo edhe ata që do të kryhen, për secilin Komision Kombëtar të KISH-it, duke filluar nga emigracioni, liturgjia, rinia, familja dhe Liakët, katekeza, Kleri dhe jeta e Kushtuar, Dialogu Ndërfetar, thirrjet dhe Formimi i permament i meshtarëve, e duke mbaruar tek Kultura dhe mbrojtja e të miturve.

23 tetor 2021, 16:00