Kërko

Vatican News

Atё Zef Bisha: muzika shprehje bamirësie

Mё 21 tetor, në ambientet e Kishës katolike “Zemra e Krishtit” në Tiranë u m,bajt një koncert bamirësie. Kontributet e mbledhura gjatë këtij koncerti i quajtur “Ave Maria”, do të shkojnë për arsimin pas-shkollor të fëmijëve në Kombinat. Në këtë koncert merrnin pjesë, Prof. Dr. Ajlula Jubani me një kumtesë, aktori Gent Hazizi me një stand up komedi, Kori “Vox Iuvenum” e shumë të rinj të tjerë të famullisë kishtare “Zemra e Krishtit” tё kryeqytetit tё Shqipёrisё.

R.SH. – Vatikan

Nё portalin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike tё Shqipёrisё mёsojmё pёr një koncert bamirësie qё u zhvillua ditën e enjten, mё 21 tetor, në ambientet e Kishës katolike “Zemra e Krishtit” në Tiranë. 

Muzika është shenjë se ende ka ndjeshmёri, dashuri, bamirёsi e paqe në shoqëri. Muzika shprehje sublime artistike, përçuese e ndjenjave të larta të shpirtit njerëzor, poezi simfonike e trillit krijues dhe e zemrës të qytetërimeve e të popujve, jep këtu, në Tiranë, një shembull të shkëlqyer të kujdesit ndaj njerёzve mё nevojtarё, nё kёtё rast fёmijёve, qё janё e sotmja dhe e ardhmja e shoqёrisё dhe vendit.

Kontributet e mbledhura gjatë këtij koncerti i quajtur “Ave Maria”, do të shkojnë për arsimin pas-shkollor të fëmijëve në Kombinat. Në këtë koncert merrnin pjesë, Prof. Dr. Ajlula Jubani me një kumtesë, aktori Gent Hazizi me një stand up komedi, Kori “Vox Iuvenum” e shumë të rinj të tjerë të famullisë kishtare “Zemra e Krishtit” tё kryeqytetit tё Shqipёrisё.

Kurator i këtij koncerti ishte jezuiti Atë Zef Bisha, i cili u shpreh mjaft i lumtur me pjesëmarrjen në këtë koncert bamirësie dhe premton se do të ketë edhe koncerte të tjera.

Shumë pyetje kemi pasur gjatë përgatitjes së këtij aktiviteti, si do të dalë, a do të vijnë njerëz, a do të përgjigjen kësaj nisme e shumё tё tjera. Këto pyetje mblidhen në një FALEMINDERIT për praninë tuaj dhe që na keni mbështetur në këtë iniciative. Jam i sigurt që jo të gjithë e kanë kuptuar qëllimin e këtij aktiviteti, është diçka e re dhe gjërat e reja duhet të bëjnë shumë zhurmë për t’u dukur. Por kjo nuk ka shërbyer sepse nuk kishim nevojë të bënim gjëra të mëdha përveç që të hapnim zemrat tonë e të lëmë të fluturojnë talentet.

 Gjithçka për një qëllim të vetëm  për t’u rritur, për t’u bërë pjesë e një komuniteti që mblidhet për të ndihmuar atë që kanë më shumë nevoje. Dëshirojmë të vazhdojmë aktivitetin tonë deri në fund të muajit duke sensibilizuar edhe një herë të gjithë ato persona që mund të na mbështesin në projektin që kemi menduar. Faleminderit përzemërsisht gjithsecilit prej jush që u betë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm për famullinë tonë! Paçi bekimin e Zotit!”, shkruan jezuiti nga Tirana, Atë Zefi në postimin e tij.

T’i dëgjojmë shkurt pak çaste nga koncerti:

T’i dëgjojmë shkurt pak çaste nga koncerti

(nga kish.al)

26 tetor 2021, 11:58