Kërko

IRAQ-VATICAN-POPE IRAQ-VATICAN-POPE

Sinodi në Kishat lindore e sinodaliteti në Kishën universale

Kreu i Kishës Kaldease, Patriarku Louis Raphael Sako prek sot një temë tejet të rëndësishme, e po aq, të dashur nga Papa.

R.SH. - Vatikan

Kreu i Kishës Kaldease, Patriarku Louis Raphael Sako prek sot një temë tejet të rëndësishme, e po aq të dashur nga Papa. Flet për sinodin e sinodalitetin në Kishën universale.  Kisha është në krye të udhës së dëshiruar nga Papa, me synim, rizbulimin e sinodalitetit dhe fitimin e pjekurisë individuale  e komunitare  të popullit të Zotit.

Kisha, për natyrën e vet, është sinodale - shkruan Patriarku Louis Raphael Sako - Nuk është thjesht tërësi organizmash dikasteriale, por, në radhë të parë “mbretëria e Krishtit e pranishme në mister” (Koncili II i Vatikanit). Kushtetuta dogmatike Lumen gentium flet për praninë e Krishtit të ngjallur  në të gjithë ata, që besojnë në Të. Krishti është baza e Kishës, është kreu i saj, e mbështet pambarimisht e përmes saj dikon mbi të gjithë të vërtetën dhe hirin. Prania e Tij garantohet nga Shpirti Shenjt, që ditën e Rrëshajëve u dikua mbi Kishën në fasha.

Shpirti i Krishtit e pajis Kishën me dhanti të ndryshme hjerarkike e karizmatike, me të  të cilat edhe e  drejton (Koncili i Vatikanit II, Kushtetuta dogmatike Lumen gentium, n. 4). Shën Gjoni Ungjlltar na kujton se “Shpiti Shenjt […]  do t’i prijë drejt së vërtetës së plotë” (Gjn 16.13). Kisha krijon lidhje e bashkim, edukon vlera shpirtërore, duke u mishëruar në realitete të ndryshme njerëzore me përgjegjegjësi e vendosmëri, pavarësisht nga vëshitirësitë! Kisha nuk mund të rrijë duarkryq, e kristalizuar. Ajo duhet të lëvizë lirisht, atje ku e çon Shpirti Shenjt, që fryn ku dëshiron (duke rinuar e duke ecur me guxim). Është prekëse të shikosh tekstet ungjillore, që na e tregojnë Krishtin rrethuar nga Apostujt për udhë! Jemi para simbolit të vetë Kishës, gjithnjë në ecje, pa u ndalur kurrë. Ftesa e Papës Françesku është shenjë e vërtetë e kohës.

Përvoja e Kishave lindore

Sinodi i Kishave lindore dhe sinodaliteti në Kishën universale është strukturë  kanonike e përhershme, që nis qysh në shekujt e parë. Kodi i kanuneve të Kishave Lindore bën dallim ndërmjet sinodit të përhershëm të një Kishe patriarkale e Sinodit të përgjithshëm të ipeshkvijve të saj. Vetë fjala “sinod”, shpreh kolegjialitetin dhe unitetin e Kishës!

05 gusht 2021, 14:49