Kërko

2019.08.01 Cardinal Charles Maung Bo, Cardinale Salelsiano, Arcivescovo di Yangon, Bhirmania 2019.08.01 Cardinal Charles Maung Bo, Cardinale Salelsiano, Arcivescovo di Yangon, Bhirmania

Kardinali Bo: lufta e vetme është ajo kundër koronavirusit

Kryeipeshkvi i Yangon Kardinali Bo nis fushatën kombëtare të lutjes për të luftuar pandeminë e Covid-19.

R.SH. - Vatikan

Kryeipeshkvi i Yangon Kardinali Charles Maung Bo nis fushatën kombëtare të lutjes për të luftuar pandeminë e Covid-19. “Varianti delta është jashtëzakonisht ngjitës, e kjo do të thotë më shumë infektime, më shumë  të vdekur e, doemos, më shumë oksigjen”. Kardinali nënvizon se “të gjithë punonjësit e shëndetësisë duhet të jenë në gjendje ta ndihmojnë popullin e vuajtur”. Kardinali Charles Maung Bo, kryeipeshkëv i Yangon e kryetar  i Konferencës ipeshkvnore birmane,  bëri, më 2 gusht, thirrje për fushatën kombëtare të lutjes, kushtuar luftës kundër Covidit -19.

Minamari është sot një nga vendet më të prekura nga varianti Delta i koronavirusit: çdo ditë këtu infektohen më se 5 mijë vetë! Prej këndej, siç mendon Kardinali Bo, në një vend ku bredh lirisht vdekja, duhen lënë mënjanë shqetësimet e tjera, për t’ia kushtuar të gjitha forcat luftës kundër pandemisë. E  forca kryesore për ta mposhtur sëmundjen dhe vdekjen, duke shpresuar shërimin, është pa dyshim lutja!  

05 gusht 2021, 14:44