Kërko

Familja rregulltare Vinçenciane: takim virtual 16-17 shtator 2021

Familja rregulltare Vinçenciane ka nё program njё takim online mё 16 e 17 shtator tё ardhshёm. Eprori i Përgjithshëm i Kongregatës së Misionit, At Tomaž Mavrič : "vizioni i Vinçencit filloi, mёse 400 vjet më parë, nё një lëvizje që ka çuar në një dinamizëm të ri ndërkombëtar, duke bashkuar përpjekjet e burrave dhe tё grave, të shuguruarve e laikёve, që janё tё vendosur për t’i luftuar forcat e varfërisë si në jetën individuale ashtu edhe në strukturat shoqërore".

R.SH. - Vatikan

Familja rregulltare Vinçenciane, themeluar nga shёn Vinçenc de Paoli, ka programin njё takim online mё 16 e 17 shtator tё ardhshёmEprori i Përgjithshëm i Kongregatës së Misionit, At Tomaž Mavrič CM, President i Komitetit Ekzekutiv të Familjes Rregulltare Vinçenciane, do të mbajë fjalimin nё përfundim tё takimit dy ditor. At Tomaž në letrën ftesë për kёtё ngjarje shkruan: "Ejani dhe përjetoni gëzimin e të qenit së bashku me të tjerët që ndajnë sё bashku të njëjtin shpirt e mision" duke cituar atë karizëm të Shën Vinçencit de Paoli i cili kohët e fundit kremtoi katër shekuj të jetës.

"Vizioni i Vinçencit filloi, mёse 400 vjet më parë, nё një lëvizje që ka çuar në një dinamizëm të ri ndërkombëtar, duke bashkuar përpjekjet e burrave dhe tё grave, të shuguruarve dhe laikёve, që janё tё vendosur për t’i luftuar forcat e varfërisë si në jetën individuale ashtu edhe në strukturat shoqërore që e përjetësojnë atë".

Në një takim të shndritshëm me Jezusin në të varfërit, shën Vinçenci e ndjeu thirrjen e Zotit, që e ftonte të mos jetonte më për vetveten, por t’i shërbente Hyjit pa rezerva, në të varfërit. Kёshtu, sot -  kujton At Tomaž Mavrič - shembulli i bamirësisë së shën Vinçencit De Paoli na kujton se të krishterët duhet t’i prekin me dorë të varfërit, sepse përndryshe krishterimi i tyre nuk është më i mishëruar, pasi i paaftë të prekë korpin e Krishtit.

Shën Vinçencit De Paoli themeloi ato qendra, që u quajtën “Karitas”, qё u kujdeseshin për nevojtarët, tё varfёrit e tё mënjanuarit e shoqërisë, duke jetuar së bashku me ta. Kujtojmë se Familjes Rregulltare e Shёn Vinçencit u themelua në vitin 1617,e  Shën Vinçenci vazhdon t’i flasë Kishës. Dëshmia e tij na fton të jemi gjithnjë për udhë, na kërkon të jemi të vegjël, por krijues në dashurinë e krishterë, gjithnjë e më e nevojshme sot, në një shoqëri të ndërlikuar e të globalizuar, që ndryshon vazhdimisht, ku disa forma të lëmoshës e të ndihmës, pavarësisht nga ndjeti i mirë, ka rrezik të ushqejnë forma të shfrytëzimit të paligjshëm e të mos sjellin përfitime të vërteta e të qëndrueshme.

Takimi i shtatorit, uron At Tomaž Mavrič CM që do ta ndihmojë Familjen Vinçencia “të ndjekë Krishtin e varfër nё vëllezërit e motrat e varfёra, duke u bërë gjithnjë e më shumë dhe më mirë shenjë e dashurisë së Zotit për të fundmit e për nevojtarët, në kundërshtim me kulturën e hedhurinave dhe të shpërdorimit”.

Po kujtojmё se katër janë institutet kryesore të themeluara prej shën Vinçencit de’ Paoli: “Bashkvëllazëria e Zonjave të Bamirësisë”, “Shërbëtorët e të varfërve”, “Bashkëvëllazëria e Priftërinjve të Misionit (ose lazaristët, të cilëve u besoi misionin e dyfishtë të jepnin ndihmesën për përgatitjen e meshtarëve të ardhshëm dhe për organizimin e predikimeve të përshtatshme për fshatarët) dhe “Bijat e bamirësisë”. Vdiq në Paris më 27 shtator 1660; u shpall shenjt më 1737.

05 gusht 2021, 13:13