Kërko

Vatican News

Shenjtorët e javës 4 – 11 korrik

E diel 4 korrik, Kisha katolike kremton të dielën e 14-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë mё 4 korrik, kalendari kishtar pёrkujton shёn 4 korrik Elizabetёn e Portugalisë. Ungjilli i kёsaj sё diele nga Marku (Mk 6,1-6) na sjell në Nazaret, ku bashkëqytetarët e Jezusit çuditeshin për predikimin tij dhe për mrekullitë që ai bënte, por mbesin në mosbesimin e tyre: si mundet një njeri, që njihet e dihet në vendin e tyre, të bëjë mrekulli të tilla?

E diel 4 korrik, Kisha katolike kremton të dielën e 14-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë mё 4 korrik, kalendari kishtar pёrkujton shёn 4 korrik  Elizabetёn e Portugalisë. U lind në Spanjë më 1271. Ishte bija e mbretit të Spanjës dhe u martua me Dionizin, mbretin e Portugalisë, me të cilin pati dy djem. Pasi i vdiq i shoqi, ua dha pasuritë e familjes manastirëve dhe u bë anëtare e urdhrit të tretë françeskan.

Ungjilli i kёsaj sё diele nga Marku (Mk 6,1-6) na sjell në Nazaret, ku bashkëqytetarët e Jezusit çuditeshin për predikimin tij dhe për mrekullitë që ai bënte, por mbesin në mosbesimin e tyre: si mundet një njeri, që njihet e dihet në vendin e tyre, të bëjë mrekulli të tilla? Ungjilli na fton ta pranojmë Jezusin në jetë dhe na kujton se besimi në Krishtin është një thesar i çmuar, që e shndërron e i jep vlera gjithë jetës sonë, ndërsa dashuria është perlë vezulluese, që na ndriçon në çdo hap.

Të hënën më 5 korrik, kalendari përkujton shën Antonin Maria Zakaria. Shenjti është themelues i Barnabitëve dhe i Motrave Engjëllore të Shën Palit. Shën Anton Maria Zakaria na kujton një të vërtetë të madhe feje: “Edhe në se njerëzimi do të arrijë t’i zhdukë të gjitha sëmundjet fizike e të zgjidhë shumë nga problemet që e trondisin, nuk do të mundet kurrë ta çlirojë njeriun nga sëmundja më e rëndë, mëkati. Këtë mund ta bëjë vetëm ndërhyrja e Zotit!  Po kujtojmë se këtë ditë Bijtë e Bijat e Shën Ndout Maria Zakarisë , pra Barnabitët e Motrat Engjëllore, që prej vitesh me mision në Shqipëri e Kosovë, do ta kremtojnë festën e Themeluesit të tyre.

Të martën më 6 korrik, kalendarit kishtar pёrkujton shën Marinё Goreti, virgjër e martire, Papët e shenjtë të Romës që pushojnë në paqe në Bazilikën e Vatikanit dhe shën Marinë Tereza Ledohovska, themeluese e Motrave misionare të shën Pjetrit Klaver. Liturgjia e ditës na çon në skenën e ballafaqimit të Krishtit me farisenjtë. Ata e qortojnë, sepse rri me mëkatarë. Ndërsa Zoti u kujton se janë në mënyrë shkandulluese larg nga mëshira hyjnore. 

Të mërkurën më 7 korrik, kalendari kishtar  përkujton shën Astin, ipeshkëv i Durrësit dhe shën Benediktin XI, papë. Liturgjia e ditës na kujton se kur pajtohemi me një mënyrë jetese që nuk përkon me Ungjillin, do të thotë se më kot e pimë verën e tij të re; ajo nuk ka kurrfarë efekti mbi ne, sepse nuk e kemi kuptuar akoma revolucionin e vërtetë të krishterë.

Të enjten më 8 korrik, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Akuila e Prishila, bashkëshortë martirë, nxënës të shën Palit, dhe tё lumin Eugjeni III papë. Liturgjia e ditёs na kujton se besimi në Krishtin është një thesar i çmuar, që e shndërron e i jep vlera gjithë jetës sonë, në sa dashuria është perlë vezulluese, që na ndriçon në çdo hap.
 
Të premten më 9 korrik, kalendari përkujton shën Agostinin Zhao Rong, meshtar dhe shokët e tij, martirë kinezë; shën Adrianin III papë; e shën Veronika Gjulianin, abateshë, klarise kapuçine. Liturgjia e ditës na nxit të meditojmë se shëlbimi që na siguroi Jezusi nuk njeh pengesa. Ajo që ka rëndësi, është ta takosh Jezusin përmes fesë, ashtu si na mëson Mateu, kur përshkruan dy mrekulli të Krishtit, që shëron një të sëmurë rëndë e ngjall një të vdekur.

Të shtunën më 10 korrik, kalendari përkujton shenjtorët Rufina e Sekonda, dhe Anatolia e Vitorja, martire. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi është Bariu i Mirë, e kudo shkon, shëron sëmundjet e shpirtit e të trupit; turmat rendin pas Mësuesin Hyjnor nga të katër anët, ashtu si delet e lodhura e të këputura, në kërkim të një bariu që të kujdeset për to.

Të dielën e ardhshme më 11 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 15-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 11korrik kalendari përkujton edhe shën Benediktin Abat, pajtor qiellor i Evropës, që ndër shqiptarë njihet edhe me emrin Bekim - e shën Piun I papë. Liturgjia e ditës na fton të reflektojmë mbi simbolikën e hardhisë e të shermendeve, që na kujton se pa Jezusin, nuk mund të arrijmë kurrfarë suksesi. E kjo, sepse shermendi nuk mund të japë fryte i shkëputur nga hardhia. Kështu edhe nxënësi, i shkëputur nga Krishti

04 korrik 2021, 09:29