Kërko

2021.07.28 Cina, ordinazione episcopale di mons. Li Hui 2021.07.28 Cina, ordinazione episcopale di mons. Li Hui

Kinë: shugurohet ipeshkvi-ndihmës i Pingliang

Është bariu i pestë i emëruar pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme të Selisë së Shenjtë me Republikën Popullore Kineze për emërimin e ipeshkvijve.

R.SH. - Vatikan

Një ipeshkëv i ri, i pesti pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme të Selisë së Shenjtë me Republikën Popullore Kineze për emërimin e ipeshkvijve, u shgurua më 28 korrik, në Kinë. Quhet imzot Anton Li Hui, ipeshkëv-ndihmës i Pingliang, në provincën Gansu.

Kremtimin e shugurimit - lexohet në kanalin e Kishës katolike kineze - e kryesoi ipeshkvi i Kunming, Provinca e Yunnan, Imzot Giuseppe Ma Yinglin.

Ipeshkvi i ri lindi më 1972 në kontenë Mei, Provinca e Shaanxi, hyri në seminarin dioqezan të Pingliang në vitin 1990 e u diplomua pranë Seminarit Kombëtar të Kishës Katolike në Kinë. Është meshtar që nga viti 1996.

Emërimi nga ana e Atit të Shenjtë, konfirmoi drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë Apostolike, Matteo Bruni,  datohet 11 janar 2021.

28 korrik 2021, 16:52