Kërko

Kardinali Erdő: "E presim Papёn Françesku me gëzim dhe dashuri"

Papa do të kryesojë Meshën përmbyllëse të Kongresit Eukaristik Ndërkombëtar në Budapest dhe më pas do të shkojë në Sllovaki.

R.SH. - Vatikan

"Komuniteti i besimtarëve katolikë nё Hungari e pret ardhjen e Atit të Shenjtë me shumë gëzim dhe dashuri. Ne lutemi që vizita e tij të jetë për ne një shenjë shprese dhe një fillim i ri me përmirësimin e situatës së pandemisë". Kështu pohoi Kardinali Péter Erdő, Kryeipeshkёv i Budapestit dhe Primat i Hungarisë, duke komentuar njoftimin e bërë nga Papa Françesku gjatё lutjes sё djeshme tё Engjёllit Tёnzot lidhur me vizitën e tij apostolike në Budapest dhe Sllovaki.

"Është veçanërisht domethënëse - shtoi kardinali Erdő - që Ati i Shenjtë dëshiron të marrë pjesë personalisht në Meshën përmbyllëse, sepse në përgjithësi janë legatët papnorë ata që e përfaqësojnë Atin e Shenjtë në Kongreset Eukaristike. Ky ishte rasti edhe në Kongresin e fundit në Cebu ku Papa Françesku dërgoi videomesazhin e tij. Herën e fundit, 21 vjet më parë, Papa Gjon Pali II mori pjesë në ngjarjen botërore që u organizua në Romë ".

05 korrik 2021, 14:41