Kërko

Vatican News
Papa Françesku në Lampeduzë  (08-07-2013) Papa Françesku në Lampeduzë (08-07-2013) 

E Diela e detit: Italia lutet për migrantët e mbytur në Mesdhe

Ditën kur kujtohen punonjësit e industrisë detare, kapelanët e tyre dhe Shën Benedikti, Pajtor i Evropës, Konferenca Ipeshkvnore Italiane kërkon të lexohet në të gjitha Meshët një lutje e veçantë e besimtarëve, për të gjithë ata, që e humbën jetën në det “në kërkim të shpresës, së humbur në vendlindje”. Ditë plot meditime, kjo, që të kujton se Mesdheu duhet të bëhet përsëri Mare Nostrum - domethënë mik i banorëve të brigjeve, që lagen nga ujërat e tij, e jo det i trafikantëve, me një operacion

R. SH. - Vatikan

“Shndritët fytyra jote, o Atë, për të gjithë migrantët, e posaçërisht për ata   që humbën jetën në det, duke lundruar në kërkim të ardhmërisë së shpresave. Të cilat u bënë shpresa të humbura. Zemrës së familjeve të tyre, që nuk do ta dinë kurrë si u përfunduan të dashurit, Zoti i pëshpëritët fjalë ngushëllimi e inkurajimi”. Hapet me këto fjalë, lutja e besimtarëve, që Konferenca Ipeshkvnore Italiane kërkoi të lexohet në të gjitha famullitë, në Meshën e sotme, 11 korrik, e Diela e Detit dhe festa e Shën Benediktit, Pajtor i Evropës. Ndërkaq dikasteri vatikanas për zhvillimin e gjithanshëm njerëzor, kërkon të respektohet dinjiteti i njerëzve, që punojnë në det.

Si Shën Benedikti, lajmëtarë të paqes e mjeshtra të qytetërimit

notën e tyre, ipeshkvijtë italianë nënvizojnë se nisma e lutjes për kujtimin e migrantëve të vdekur në Detin Mesdhe dhe gjatë udhëve tokësore, frymëzohet nga figura e Shën Benediktit dhe e nxit çdo të krishterë të jetë, sipas shembullit të Pajtorit të Evropës, lajmëtar i paqes e mjeshtër i qytetërimit”. Shpjegojnë se tragjedi të tilla “shkundin ndërgjegjet e përgjumura e kërkojnë të shikohet me kthjelltësi fenomeni i migrimit”. Kujtojnë edhe të dhënat dramatike të Organizatës botërore për migrimet(Oim): në pesë muajt e parë të vitit 2021, në Mesdheun qendror vdiqën 632 migrantë (+200% në krahasim  me vitin e kaluar), nga të cilët, 173 të gjetur e  459, të humbur.

Teksti i plotë i lutjes

“Të lutemi për të gjithë migranët, e posaçërisht për ata, që e humbën jetën në det, duke lundruar në kërkim të një ardhmërie plot shpresë! E u bënë shpresa të humbura. Shndritët fytyra jote, o Atë, përtej përkatësive tona njerëzore e bekimi yt i shoqëroftë të gjithë në mes të dallgëve të jetës tokësore, drejt portit të Mbretërisë sate. Zemrës së familjeve të tyre, që nuk do ta dinë kurrë si përfunduan të dashurit, Zoti i pëshpëritët fjalë ngushëllimi e inkurajimi. Shpirti Shenjt, pezull mbi ujërat, premtoftë të shndërohen në burim jete e jo në vend varrimi, e i shndritët mendjet e  qeveritarëve që, përmes ligjeve të drejta e solidare, Mare Nostrum, me ndërmjetësimin e Shën Benediktit, Pajtor i Evropës, të jetë urë ndërmjet dy brigjeve të tokës, oqean i paqes, hark i vëllazërimit të popujve e kulturave. Të lutemi!”.

11 korrik 2021, 14:35