Kërko

Vatican News

Medjugorje pas 40 vitesh

Më 1981 fillon historia, që e bën këtë vend në Ballkan destinacion shtegtimi për miliona njerëz. Në maj, shenjtërorja ishte një nga pikat e stafetës së lutjes për fundin e pandemisë

R.SH. - Vatikan

Ishte një pasdite në fillim të verës dhe në një vend të largët, pikërisht në kodrën Podbrdo, e cila sundon mbi fshatin Bijakovici - sot në Bosnjë-Hercegovinë - disa të rinj fillojnë të shohin një figurë femërore të ndritshme, që ata thonë se është Virgjëra Mari. Ishte 24 qershori i vitit 1981. Që atëherë, në këto 40 vite, historia e Medjugorje-s, tokë e varfër nën regjimin komunist, pasurohet me ngjarje, që e bëjnë Zojën e parë nga gjashtë vegimtarët të njohur në gjithë botën. Gati fëmijë, ata flasin me të gjithë për dukjet e Marisë, e cila u paraqitej si “Mbretëresha e Paqes” dhe i ftonte për pajtim dhe kthesë.

         Me kalimin e kohës, ky vend ballkanik bëhet gjithnjë e më i famshëm në botë, me miliona shtëgtarë shkojnë atje çdo vit. Krijohen radhë të gjata njerëzish për t’u rrëfyer dhe mbahen kremtime të shumta eukaristike. Nga ana tjetër, shumë janë kthyer në udhën e Zotit, pasi kanë shkuar në Medjugorje, edhe njerëz të njohur nga bota e televizioni, ose e sportit. 40 vite, të shënuara nga shtegtime, mesazhe, kthesë, afrim me Sakramentet, mahnitje e shumë pyetje. Nuk mund të mohohet se në Medjugorje fillon e rifillon për shumë vetë një histori feje, që jep fryte, kur nuk besonin më se mund të ndodhte.

24 qershor 2021, 16:51