Kërko

Vatican News

Më 25 qershor, kalendari përkujton shën Prosperin e Akuitanës

R.SH. - Vatikan

Prosperi lindi në Akuitanë e u bë murg laik në Marsejë të Francës. Si teolog e kaloi jetën duke mbrojtur veprat e Shën Augustinit, të cilin e njihte personalisht. Trajtoi çështje, që kishin të bënin me herezinë e Pelagjios, duke u përqendruar në vullnetin universal shëlbues të Zotit dhe duke u shprehur vendosmërisht kundër atyre, që mendonin se fati është i paravendosur e s’mund të ndryshohet. Vdiq në vitin 455.

25 qershor 2021, 11:53