Kërko

Vatican News

Libani: thirrje për konferencën ndërkombëtare, udhëhequr nga OKB-ja

Patriarku maronit, Kardinali Boutros Bechara Rai, kërkon të organizohet një Konference ndërkombëtare, nën udhëheqjen e OKB-së, për të kapërcyer krizën politike, ekonomike e finaciare e shoqërore në Liban

R.SH. - Vatikan

Patriaku maronit, Kardinali Boutros Bechara Rai bëri përsëri thirrje për organizimin e Konferencës ndërkombëtare, nën udhëheqjen e OKB-së, që të mund të kapërcehet kriza politike, ekonomike, financiare e shoqërore në Liban. I foli botës, si zakonisht, nga homelia e së dielës, duke nënvizuar se një pjesë e mirë e krizës “shkaktohet nga pangopësia e monopoleve për fitime” e duke theksuar se është koha për t’i racionalizuar ndihmat, pa prekur rezervat e detyrueshme të bankës së Libanit”.

Kardinali do të jetë i pranishëm në ditën e lutjes për Libanin, që duke iu përgjigjur thirrjes së Papës Françesku, do të kremtohet në  Vatikan, më 1 korrikun e ardhshëm. Dita e lutjes - shpjegoi kryeipeshkvi Joseph Spiteri, nunc në Liban - do të ketë edhe një pjesë publike, të hapur për të gjithë, por që nuk parashikon pjesëmarrjen e politikanëve.

Në një takim, organizuar nga Ambasada e Italisë pranë Selisë së Shenjtë, kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, nënvizoi, gjatë një bisede me Exaudi (Shërbimi i Turizmit Fetar), se gjatë takimit do të diskutohet e do të analizohet situata aktuale, shumë e ndërlikuar, e Libanit, në këndvështrimin politik, fetar e shoqëror. Nuk mungojnë as problemet ekonomike, por ne jemi njerëz të Kishës - kujtoi -  “e nuk mund të flasim hollësisht për këto situata”.

Do të jetë “çast shpirtëror, pranë Papës”, çast për t’u lutur, për t’u dhënë zemër libanezëve, sepse për këtë kanë më shumë nevojë në këtë periudhë të vështirë, që kërkon vullnet për t’i kapërcyer problemet e mprehta.

07 qershor 2021, 11:24