Kërko

Vatican News

Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë mbajtën Asamblenë LXI

Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë mbajtën Asamblenë e tyre LXI tё përgjithshëm tё zakonshme nё Tiranë mё 1 e 2 qershor. Tё shumta e tё rëndësishme argumentet qё u trajtuan nga prelatët gjatё punimeve tё asamblesë sё 61-tё, qё u hapen nga kryetari Imzot Angelo Massafra, nё prani tё Nuncit Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, tё gjithё ipeshkvijve tё Kishës katolike nё Shqipëri si dhe tё përgjegjësve tё Komisioneve tё ndryshme tё Konferencës Episkopale.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë mbajtën Asamblenë tyre LXI tё përgjithshëm tё zakonshme nё Tiranë mё 1 e 2 qershor. Tё shumta e tё rëndësishme argumentet qё u trajtuan nga prelatët e Kishës katolike të Shqipërisë gjatё punimeve tё asamblesë sё 61-tё, qё u hapen më 1 qershor nga kryetari Imzot Angelo Massafra, nё prani tё Nuncit Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, tё gjithё ipeshkvijve tё Kishës katolike nё Shqipëri si dhe tё përgjegjësve tё Komisioneve tё ndryshme tё Konferencës Episkopale, tё Rektorit tё Seminarit Ndёrdioqezan ‘Zoja Këshillit Mirё’ nё Shkodёr don Leonardo Falco, tё Presidentit tё ri tё Fondacionit ‘Zoja Kёshillit Mirё’ pёr universitetin katolik nё Tiranё - Atë Jerome Ndo Mih etj.

Ndёr temat, pёr tё cilat u fol, ёshtё çështja e Seminarit ndёrdioqezan nё Shkodёr dhe thirrjet e shenjta pёr meshtari e jetёn rregulltare, pёr çka ipeshkvijtë, nё saje tё  propozimit tё Qendrës Kombëtare të Thirrjeve, vendosen shpalljen e një ‘Viti tё thirrjes kombëtare 2021-2022 ‘ qё do tё fillojё tetorin e ardhshëm .

Temat tjera të rëndësishme qenё dokumentet e fundit tё Papёs, Motu proprio pёr Modifikimin e kan 230 § 1 për lexuesit dhe akolitët nё Kishë si dhe Motu proprio Antiquum ministerium për katekistët. Njё tjetër temë ishte edhe 30° vjetori i marrëdhënie midis Vatikanit e Shqipërisë, qё bie sivjet nё shtator. Po mё tepër mbi Asamblenë e përgjithshme tё zakonshme LXI tё Konferencës Ipeshkvore tё Shqipërisë, nё mikrofonin e redaksisë shqipe Radio Vatikanit Vatican-News flet imzot Gjergj Meta,Ipeshkëv i Rrëshenit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore, ta dёgjojmё: 

Flet imzot Gjergj Meta,Ipeshkëv i Rrëshenit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore,
03 qershor 2021, 11:30