Kërko

Vatican News
Kryeipeshkvi Gomez drejton takimin virtual të ’USCCB Kryeipeshkvi Gomez drejton takimin virtual të ’USCCB 

Aborti e Kungimi: ipeshkvijtë e SHBA-ve votojnë një dokument për politikanët katolikë

Në mbledhjen plenare të Usccb (Konferencës Ipeshkvnore të SHBA-ve) 168 prelatë votuan në favor të tekstit, kushtuar Eukaristisë. Në një sesion theksohet se duhet të jesh i denjë për ta marrë Kungimin. Të shumtë, ipeshkvijtë që kërkojnë të përcaktohen parimet e duhura për të vendosur nëse duhen lejuar apo jo ta marrin Kungimin besimtarët që kryejnë detyra publike e që mbështesin ligjet në favor të abortit e të eutanazisë. 55 janë kundra, 6 abstenojnë. Nunci Pierre: “Qëllimi kryesor është uniteti”.

R. SH. - Vatikan

Njëqind e gjashtëdhjetë e tetë ipeshkvij të SHBA-ve votuan në favor të një deklarate formale “mbi domethënien e Eukaristisë në jetën e Kishës” .  Pjesa III e këtij Dokumenti  do t’i kushtohet “koherencës eukaristike” për politikanët katolikë, domethënë, “dinjitetit” që duhet të ketë besimtari, i cili dëshiron të kungohet. Është fjala për të gjithë besimtarët, pa përjashtuar as presidentin Joe Biden të cilët, duke pasur pozita publike, mbështesin ligjet në favor të abortit, të eutanazisë e të bashkimit të njerëzve të të njëjtit seks. Vendimi u shpall në përfundim të ditës së tretë të Asamblesë plenare, që nisi më 16 qershor online, për shkak të masave parandaluese të Pandemisë – e u transmetua drejtpërdrejt në streaming nga kanali i Konferencës së ipeshkvijve katolikë  të SHBA-ve.

Dokumenti do të miratohet nëntorin e ardhshëm.

19 qershor 2021, 14:45