Kërko

Vatican News

www.kish.al, website i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

www.kish.al. është një dritare e re komunikimi e Kishës Katolike të Shqipërisë në botën e mediave. Pikërisht me rastin e Ditës Boterore të Komunikimeve Shoqërore, Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë i paraqet publikut faqen e saj te internetit dhe rrjetet shoqërore përkatëse: mjete të rëndësishme komunikimi e ungjillëzimi për ata, që duan ta njohin nga afër jetën dhe veprimtarinë e Kishës Katolike në Shqipëri.

R.SH. - Vatikan

Kemi 'një dritare të re komunikimi shoqëror' të Kishës Katolike të Shqipërisë në botën e mediave - një portal interneti www.kish.al. Pikërisht me rastin e Ditës Botërore të Komunikimeve Shoqërore, Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë paraqet para publikut faqen e saj të internetit dhe rrjetet shoqërore përkatëse: mjete të rëndësishme komunikimi e ungjillëzimi për ata, që duan ta njohin nga afër jetën dhe veprimtarinë e Kishës Katolike në Shqipëri.

Përgëzojmë e urojmë përzemërsisht K.I.SH. për këtë projekt, që do ta pasurojë e do ta plotësojë informacionin e rëndësishëm rreth jetës dhe veprimtarisë së Kishës Katolike në Shqipëri. Punë të mbarë redaksisë në përhapjen e vlerave shpirtërore, kulturore e kombëtare.

Njoftimin e dha Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Përgjithshëm KISH-it dhe përgjegjës i Komisionit të Kulturës e Medias pranë Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë (KISH). Ta dëgjojmë:

Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Përgjithshem KISH dhe përgjegjës i Komisionit të Kulturës e Medias pranë Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë

Në editorialin e 6 majit, kryetari i KISH-it, imzot Angelo Massfara thotë se "nis kështu rrugëtimin e saj 'një dritare e re komunikimi' e Kishës Katolike në Shqipëri, një portal interneti. Ky portal - pohon imzot Massafra - do të jetë një zë i Kishës Katolike në Shqipëri, në 'agoranë' e madhe të botës kibernetike. Sigurisht një instrument modest, aq sa na e lejojnë forcat tona, por që do të pasqyrojë jetën e Dioqezave dhe të bashkësive tona famullitare, si dhe do të jetë një mjet për publikimin e mësimeve të Magjisterit të përgjithshëm të Kishës së Gjithmbarshme dhe i atij të veçantë të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Përveç lajmeve, njoftimeve, shkrimeve e reflektimeve nga autorë, që jetojnë dhe veprojnë në Shqipëri, do të ketë edhe lajme e reflektime që vijnë nga realitete të tjera të Kishës Universale, të cilat lidhen ngushtë me jetën tonë në Shqipëri. Gjithashtu, një vend të rëndësishëm do të zërë aktualiteti i jetës shoqërore në Shqipëri, duke u munduar të ruajmë gjithmonë atë hapësirë, që na takon ne si Kishë.

Për Kishën, komunikimi është një element i rëndësishëm për ungjillizimin dhe mjetet e komunikimit shoqëror bëjnë të mundur që ky komunikim të jetë sa më i mirë dhe sa më gjithëpërfshirës, duke mbërritur jo vetëm tek individët, por drejt një shumësie burrash dhe grash të kohës sonë (IM 1)".

E ja njoftimi i imzot Gjergj Metës, Sekretarit të Pergjithshëm të KISH-it, njëkohësisht, përgjegjës i Komisionit të Kulturës e Medias pranë Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë:

Shkelqesi te Nderuara, 

Te Nderuar meshtare, 

Rregulltarë e rregulltare, 

besimtare laike,

pas nje pune prej disa kohesh me ne fund po bejme publik website-in e Konferences Ipeshkvore te Shqiperise dhe rrjetet sociale perkatese. 

Rasti eshte Dita boterore e 55 e Komunikimeve Sociale me teme "Eja dhe shiko!" (Gjn 1,46) qe do te kremtohet ne kete te Djele VII te Kohes se Pashkes. 

Adresa e portalit te Konferences eshte: www.kish.al

Ju ftoj te lexoni editorialin Kryetarit te KISH, SH.T. Imzot Angelo Massafra o.f.m. me titull: Nje dritare e re komunikimi

Po ashtu Konferenca gjendet edhe ne rrjetet sociale qe mund t'i shikoni duke klikuar ketu:

Facebook KISH

Twitter KISH

Instagram KISH

Eshte me shume rendesi qe te perhapet informacioni ndermjet besimtareve, te rinjve e te rejave e, po ashtu, te bashkepunohet me informacionet qe vijne nga famullite, dioqezat, bashkesite rregulltare, seminari etj., rreth aktiviteteve qe behen, ne menyre qe te komunikojme jeten tone kishtare. 

Ekziston edhe nje mini-redaksi tek e cila mund te dergoni informacionet dhe shkrimet tuaja ne adresen: cealbania_al@yahoo.com.

Mos te harrojme kete te djele te lutemi per te gjithe ata qe punojne ne mjetet e komunikimit social. 

Duke ju uruar nje fundjave te bekuar ju pershendes

perzemersisht ne Krishtin

dom Gjergj Meta

Sekretar i Pergjithshem KISH 

Komisioni i Kultures dhe Medias i KISH

15 maj 2021, 18:47