Kërko

Vatican News

U prezantua programi i Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik në Hungari

Kongresi Eukaristik Ndërkombëtar hapet më 5 shtator e pritet edhe pjesëmarrja e Papës. Organizatorët e konfirmuan këtë duke prezantuar programin e veprimtarisë që fillon me një ceremoni madhështore, me pjesëmarrjen e një kori prej 1000 anëtarësh në Sheshin e Heronjve në Budapest. Do të ketë dëshmitarë dhe teologë së bashku për të vёnё Krishtin në qendër.

R.SH. - Vatikan

Kёtyre ditёve nё Budapest u prezantua Kongresi Eukaristik Ndërkombëtar qё do tё hapet më 5 shtator tё ardhshëm, nё tё cilin pritet edhe pjesëmarrja e Papës. Kёshtu pohuan organizatorët këtë duke prezantuar programin e veprimtarisë sё Kongresit tё 52-të Eukaristik Ndërkombëtar që do tё hept me një ceremoni madhështore, në Sheshin e Heronjve në Budapest, me pjesëmarrjen e një kori prej 1000 anëtarësh. Me kёtё rast do të kremtohet edhe liturgjia e fillimit të vitit tё ri shkollor për shkollat ​​katolike, do tё jetё një festë e vërtetë Eukaristike me kremtimin e kungimit tё parë solemn, për të gjithë ata që janë regjistruar.

Gjatё Kongresit tё 52-të Eukaristik Ndërkombëtar kremtimet fetare do të alternohen me ngjarje të ndryshme, me pjesëmarrje tё shumë mysafirëve nga viset e ndryshme të botës, mё në krye kryeipeshkvin e Cebu në Filipine, Kardinalin Andrew Yeom Soo-jung, kryeipeshkvin e Seulit, lideri i parë katolik, i cili në maj të 2014 si ipeshkëv e kaloi kufirin e diktaturës së Koresë së Veriut. I pranishëm do tё jetё edhe i Kryeipeshkvi imzot Piero Marini, për dekada President i Komitetit Papnor për Kongreset Eukaristike Ndërkombëtare dhe mjeshtër i ceremonive nё kohёn e Papës Shën Gjon Palit II.

Do tё jetё i pranishëm edhe kardinali brazilian Orani João Tempesta, i cili i mbijetoi dy grabitjeve të armatosura dhe një të shtënave me armё zjarri në rrugë. Shumë relatorё të tjerë vijnë nga vendet ku dita ditës po përjetohet shtypja e të krishterëve, e madje nё shumë vende edhe persekutimin, pёr çka do tё flasё Patriarku Kaldeas i Babilonisë, Patriarku Katolik i Irakut, Louis Raphael Sako. Momenti kulmor i Kongresit Eukaristik Ndërkombëtar nё Budapest do të jetë ardhja e Papës Françesku më datёn 12 shtator tё ardhshёm.

Kanë kaluar 83 vjet nga hera e fundit që Hungaria organizoi një Kongres Ndërkombëtar Eukaristik (NEK). Siç dihet mbajtja e Kongresit tё 52-të Eukaristik Ndërkombëtar ishte planifikuar për në vitin 2020 por për shkak të pandemisë u shtye për një vit mё vonё. Në historinë e kongreseve që filluan më 1881, ndërprerjen e detyruara kanё ndodhur vetëm për shkak të luftës së parë dhe të dytë botërore. Pra, ёshtё hera e parë që një kongres Eukaristik Ndёrkombёtar pengohet nga një pandemi.

Kongresi i 52-të Ndërkombëtar Eukaristik do të paraprihet nga një takim paraprak shkencor, nga Simpoziumi Teologjik qё do të zhvillohet nga data 2 deri më 4 shtator në Esztergom tё Hungarisё.

Në kuadrin e dialogut hebraiko - tё krishterë,  më 4 shtator do të organizohet një koncert i përbashkët nga Orkestra e Dhomës Solti, Seksioni Albertfalva i Shkollës së Këndimit të Budapestit, Kori i Përzierë ETUNAM, András Gábor Virágh, László Fekete, Péter Dobszay dhe Dániel Rudas në Sinagogën e Madhe në rrugën Dohány.

Ndër dëshmitë qё do tё mbahet gjatё Kongresit tё ardhshëm Ndërkombëtar Eukaristik ёshtё edhe dёshmia e Konstantin Szabó nga Transkarpati. At Kosztyu, siç e quajnë njerëzit, e kreu klandestin seminarin pёr meshtari, e edhe shugurimi i tij meshtarak u mbajt gjithashtu nё mёnyrё klandestine.

Më 7 shtator do të jetё dёshmia  e Kryeipeshkvit Csaba Ternyák dhe Kardinalit Gérald Lacroix, të cilët për vite me radhë në Kolumbi, në rajonet e prekura nga luftërat e drogës, udhëtonin me orё tё tёra mbi një gomar për t’i kryer nё gjirin e komuniteteve kishtare shërbimin e tyre meshtarak e pёr t’i kremtuar Meshёt dhe Sakramentet.

Njё Meshё e Shenjtë  do të kremtohet nga Kryeipeshkvi i Cebu, José Palma, i cili vjen nga Filipinet, vendi i Kongresit të fundit Eukaristik. Midis relatorёve do tё jetё edhe matematikani Jean-Luc Moens, babai i shtatë fëmijëve, ish-moderatori i CHARIS, shërbimit për Rilindjen Karizmatike Katolike dhe Johannes Hartl, i cili nga një hipi rebel u bë një udhëheqës katolik.

Më 9 shtator, ipeshkvi italian Massimo Camisasca do të mbajë një flas mbi temёn "Martirizimi i priftërinjve italianë pas Luftës së Dytë Botërore", Kardinali Jean-Claude Hollerich e Kardinali Angelo Bagnasco do tё ndajnë mendimet e tyre për publikun mbi temёn "Eukaristia, ungjillëzimi, angazhimi, shoqëror në Evropë ”. Statio Orbis, Mesha e Shenjtë qё kremtohet për qytetin dhe për botën do tё mbahet më 12 shtator.

20 maj 2021, 09:43