Kërko

Vatican News

Shenjtorët e javës 23 - 30 maj

Solemniteti Rrëshajëve shënon Zbritjen e Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Çenakull së bashku me Marinë, shënon plotësimin e premtimeve të Jezu Krishtit: dërgimin e Shpirtit Shenjt për t’i ndihmuar dishepujt e vet në misionin e tyre. Ai u tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”!

R.SH. - Vatikan

E diel më 23 maj, Kisha katolike kremton festën e Rrëshajëve, qё bie sot 50 ditë pas festës së Pashkëve. Po mё 23 maj kalendari kishtar pёrkujton shёn Gjon Baptist de Rosi, meshtar romak.

Solemniteti Rrëshajëve shënon Zbritjen e Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Çenakull së bashku me Marinë, shënon pikërisht plotësimin e premtimeve të Jezu Krishtit: dërgimin e Shpirtit Shenjt për t’i ndihmuar dishepujt e vet në misionin, veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. Ai u tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”! Me ndihmën e Shpirtit Shenjt ecim plot shpresë në kërkim të së vërtetës së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në mbarë universin.

Festa e Dikimit të Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Çenakull, së bashku me Marinë, shënon plotësimin e premtimeve të Krishtit, do të thotë dërgimin e Shpirtit Shenjt, për t’i ngushëlluar e ndihmuar dishepujt e vet në misionin, veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. Jezusi u tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”! Nё kёtё solemnitet Kisha kremton ditëlindjen.

Të hënën më 24 maj, kalendari kishtar kremton festën e Zojës Ndihmëtare,  pajtore qiellore e Kishёs Katedrale tё Prizrenit, nё Kosovё. Asaj i drejtohen besimtarët me lutje e përgjërime, që të ndërhyjë pranë Atit Qiellor për hallet e dertet e secilit. Kjo Zojë e Bekuar nderohet në shumë treva shqiptare, ku Nënës së Krishtit i janë kushtuar kisha të lashta e të reja. Po më 24 maj, kalendari kishtar përkujton edhe shën Vinçenc Lerinin.

Të martën më 25 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Gegën VII, papë, e Shën Bedën Venerabile, meshtar benediktin e doktor i Kishës dhe e Shën Maria Madalena de Paci, virgjër. Liturgjia e ditёs na kujton se mbretëria e Zotit shtrihet në botën mbarë dhe u përket të gjithë njerëzve pa dallim e pa përjashtim.

Të mërkurën më 26 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Filip Nerin, themelues i Kongregatës së Priftërinjve të Oratorit; Shën Eleuterin papë e Shën Simetrin, martir. Liturgjia e ditës na kujton këngën e Psalmistit: “Vetëm në Zotin pushon shpirti im”. E Jezusi na siguron: “Lum ata që vuajnë, sepse do të ngushëllohen”. 

Të enjten më 27 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Agostinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit. Liturgjia e ditës na kujton se Ati na do e na krijon mundësinë të nxjerrim prej tij hiret që i kërkojmë në emër të Krishtit, na fton të bashkojmë zërin në himnin e lavdit që ia këndojnë Zotit mbarë popujt e tokës.

Të premten më 28 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Gjermanin, ipeshkëv i Parisit. Liturgjia e ditës na kujton se feja e besimtarëve rritet në bashkim të ngushtë me transmetimin e pandërprerë të Fjalës së Krishtit të ngjallur nga ana e Kishës

Të shtunën më 29 maj, sipas kalendarit kishtar përkujton Shën Ursulën Ledohovska, themeluese e motrave Orsoline të Zemrës së Jezusit në agoni. Liturgjia e ditës na kujton se ndjekja e Zotit përjashton çdo kompromis. Në se pranon ta ndjekësh Krishtin, duhet të heqësh dorë nga gjithçka tjetër. E atëherë do të vërejmë me gëzim se që në këtë jetë realiteti ynë nis të ndryshojë e zemra nis të na rrahë me ritmin e Zemrës së Zotit. 

Të dielën e ardhshme më 30 maj,  Kisha katolike do të kremtojë solemnitetin e Trinisë Shenjtë. Po më 30 maj, kalendari kishtar përkujton përkujton Shën Zhanën d’Ark, virgjër dhe Shën Ferdinandin, mbret i Kastiljes..

Festa e Trinisë Shenjte na thërret të jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njënisë dhe e Trinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Agostini. Të kremtosh festën e të Shenjtënueshmes Trini për besimtarin domethënë t’i përgjigjesh dëshirës për ta njohur Zotin gjithnjë më tepër, por edhe të jesh i gatshëm ndaj manifestimit, shfaqjes së Tij Hyjnore: Ai i pari e dëftoi veten porsi Urti, porsi Fjalë dëftuese, porsi Dashuri jetike.

23 maj 2021, 08:37