Kërko

Vatican News

Shenjtorët e javës 2- 10 maj

E diel 2 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 5.të Pashkëve e po më 2 maj kalendari kishtar përkujton Shën Atanasin, ipeshkëv i Aleksandrisë e dijetar i Kishës. Ungjilli i kёsaj sё diele nga Gjoni na flet për shëmbëlltyrën e hardhisë, ku Jezusi nuk thotë: “Ju jeni hardhia”, por: “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjn 15,5. Kjo do të thotë: Ashtu si shermendet janë të lidhur për hardhi, kështu ju jeni të lidhur për mua, jeni të mitë.! E duke më përkitur mua, i përkisni njëri tjetrit. E kjo përkatësi njëri tjetrit dhe Atij nuk është çfarëdo marrëdhënie tjetër ideale, e imagjinuar, simbolike, por një përkatësi Jezusit në kuptimin biologjik, plotë gjallëri.

R.SH.- Vatikan

E diel 2 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 5.të Pashkëve e po më 2 maj kalendari kishtar përkujton Shën Atanasin, ipeshkëv i Aleksandrisë e dijetar i Kishës. Ungjilli i kёsaj sё diele nga Gjoni na flet për shëmbëlltyrën e hardhisë, ku Jezusi nuk thotë: “Ju jeni hardhia”, por: “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjn 15,5. Kjo do të thotë: Ashtu si shermendet janë të lidhur për hardhi, kështu ju jeni të lidhur për mua, jeni të mitë.! E duke më përkitur mua, i përkisni njëri tjetrit. E kjo përkatësi njëri tjetrit dhe Atij nuk është çfarëdo marrëdhënie tjetër ideale, e imagjinuar, simbolike, por një përkatësi Jezusit në kuptimin biologjik, plotë gjallëri.

Të hënën  mё 3 maj, kalendari përkujton Shenjtorët Filipin e Jakun e Vogël, Apostuj dhe shën Evecin, Aleksandrin e Teodulin, martirë. Liturgjia e ditës na kujton se përmes Jezusit hyjmë në bashkim me Atin në Shpirtin Shenjt. Jezusi na prin tek Ati për të na bërë të jetojmë në Të jetën e vetë Trinisë Shenjte Hyjnore. Liturgjia e ditës na kujton se përmes Jezusit hyjmë në bashkim me Atin Qiellor në Shpirtin Shenjt. Jezu na prin drejt Atit për të na bërë të jetojmë në Të jetën e vetë Trinisë Shenjte.

Të martën më 4 maj, kalendari përkujton Shën Florianin e Shën Antoninën martire. Liturgjia e ditës i jep përgjigje pyetjes jetike që i bën vetes çdo njeri: prej nga vijmë, pse jetojmë e ku shkojmë? Kush beson në Krishtin, nuk ka frikë nga vështirësitë, e as nga vetë vdekja. Ai na përgatit një vend e na merr me vete, sepse na do. Gjithë jeta e Tij dëshmon se në zemrën e Zotit ka gjithnjë vend edhe për ne.

Të mërkurën  më 5 maj, kalendari përkujton Shën Angjelinin dhe të Lumin Nuncio Sulpricio nga Napoli. Liturgjia e ditës na kujton s e gjithçka bëri Jezusi, e sidomos vdekja dhe ngjallja e Tij, janë vepër e Atit. E edhe gjithçka na ndodh neve në jetë, në se besojmë në Krishtin, na çon tek Ati, që është gati t’i shpëtojë gjithë njerëzit e mbarë popujt. 

Të enjten  më 6 maj, kalendari përkujton Shën Marjanin e Shën Jakun, martirë. Liturgjia e ditës pohon se secili nga ne ka nevojë të gjejë rrugën e vet në jetë: Jezusi na fton të ecim pas tij, si grigja pas bariut, drejt gurrave të jetës. E jo vetëm në këtë botë, por në amshim. Liturgjia na fton të bashkojmë zërin në thirrjen: “Bekoje, o Zot, veprën e duarve tua”.

Të premten më 7 maj, kalendari përkujton Shën Florianin, Shën Flavia Domitilen, martire romake; Shën Flavianin e Augustinin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’. Liturgjia e ditës na nxit të meditojmë mbi jetën e njeriut, që kalon shumë çaste të gëzuara, por jo më pak edhe të trishtuara e na fton që, të sigurt në premtimin e të Ngjallurit, t’i shikojmë vuajtjet tokësore si prelud i galdimit të ringjalljes. Jezusi i ngjallur kthehet tek Ati, pasi na ka hapur edhe ne portën për të hyrë te Hyji.

Të shtunën  më 8 maj, kalendari kremton festën e Zojës së Bekuar të Pompejit; Shën Viktorin, martir të Milanos, Shën Benediktin e II, papë, dhe Shën Magdalenën e Kanosës. Kujtojmë se në festë, në mes ditë, besimtarët i drejtojnë lutjen Zojës së Bekuar Rruzare të Pompejit. Liturgjia e ditës na kujton se feja e besimtarëve rritet në bashkim të ngushtë me transmetimin e pandërprerë të Fjalës së Krishtit të ngjallur nga ana e Kishës, e cila këtë ditë ia kushton nderimit të Zojës së Bekuar.

Të dielën e ardhshme më 9 maj, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 6-të e Pashkëve, e po më 9 maj kalendari përkujton Shën Pakomin, abat dhe Shën Izainë, profet. Liturgjia e ditës pohon se ndjekur Zotin, dishepulli i vërtetë e dëshmon Krishtin e Kryqëzuar e të Ngjallur duke i lidhur ngushtë fjalët me vepra. Meriton kështu epitetin ‘njeri i drejtë’ dhe premtimin për të kundruar fytyrën e Zotit në amshim.

02 maj 2021, 10:19