Kërko

Rruzarja botërore e rregulltareve, për të kërkuar hirin e fundit të pandemisë

Rruzarja, e thënë në katër gjuhë, për të kërkuar jo vetëm fundin e pandemisë. Por edhe që t’u sjellë ngushëllim e ndihmë të gjitha viktimave të trafikut e të shfrytëzimit seksual. Kjo, nisma e UISG, Bashkimit Ndërkombëtar të Eproreve të Përgjithshme, që u kremtua online sot, në orën 12.

R.SH. - Vatikan

Një Rruzare, që përshkoi të pesë kontinentet, për t’i kërkuar Zojës, sipas ndjeteve të Françeseut, lirimin nga Pandemia. “Nuk mund të mos ishim të pranishme  në këtë ftesë, që na drejtoi Papa ne të gjithave - shpjegon motër Therese Raad, e Kongregatës së Motrave të Dashurisë të Giovanna Antida Tohuret dhe bashkëpunëtore e UISG. - Besojmë me gjithë shpirt në fuqinë e lutjes. Me ne u lidhën on line simotrat tona, që jetojnë në vendet më të prekura nga pandemia, si India e Meksika, por edhe vende si Tunizia e Australia që, së bashku me Italinë, përfaqësojnë të pesë kontinentet. Rruzarja e sotme u tha në bashkim me të gjitha motrat, që e thonë ditë për ditë Rruzaren.

Varfëri e thelluar nga pandemia

UISG, përmes Talitha Kum, Rrjet Ndërkombëtar i Jetës së Kushtuar kundër trafikut të qenieve njerëzore, i pranishëm në 70 vende të botës, i ndihmon të gjithë njerëzit që jetojnë në situata tejet të rënda, nën thundrën e shfrytëzimit ekonomik e seksual. “Pandemia, për fat të keq - vijon Motra Therese - posaçërisht në vendet e varfra - i keqësoi tepër situatat  ekonomike e shoqërore, që edhe pa të ishin tejet të rënda. Prej këndej,  lutemi kryesisht për ata popuj, që vijojnë të vujanë shumë”.

Maria, Nëna që na sjell Jezusin

Rruzarja është thirrje e vërtetë drejtuar Marisë, që t’i terë lotët që vijojnë të rrjedhin në të katër anët e botës. Maria ëshë Nënë - kujton motra Therese -  e kur ne na pushtojnë dhimbjet e korpit e të shpirtit - gjëja e parë që bëjmë, është t’i drejtohemi nënës, e cila na kupton menjëherë. Është Figura, që bashkon mbarë njerëzimin. Duke thënë Rruzaren, Ave Maria pas Ave Maria, kërkuam paqen për shoqëritë tona, për Kishat tona. E përmes “po-së” së Marisë, edhe ne mësojmë t’ia themi “po-në” tonë Zotit në të përditshmen tonë. E Zoja na shoqëron në këtë udhë, që na çon drejt Birit të saj, Jezus!

31 maj 2021, 13:26