Kërko

Vatican News
Zoja që zgjidh nyjet Zoja që zgjidh nyjet 

Maji i Zojës: lutje Zojës, që zgjidh nyjet

Në këtë ditë të majit, kushtuar Virgjërës Mari, po kujtojmë lutjen drejtuar “Zojës, që zgjidh nyjet”.

Në këtë ditë fundmaji, kushtuar Virgjërës Mari, po kujtojmë lutjen drejtuar “Zojës, që zgjidh nyjet”. Lajtmotivi: “Të ecim përplot me besim, kah froni i hireve!”, përkon plotësisht  me praninë e Saj të veçantë mes nesh në këtë pranverë të jashtëzakonshme, “plot me nyje”, që presin të zgjidhen!

Meditim

Virgjër e Nënë e Zotit,

plot dhimbje e përdëllim:

ki mëshirë për mua, birin tënd

e zgjidhmi “nyjet”

(kujtoji, mundësisht…)

e jetës sime.

Të lutem eja tek unë,

siç bëre kur shkove

tek Shën Elizabeta.

Ma sill me vete Jezusin!

Ma mëso guximin, gëzimin

përvujtërinë, e ashtu si Elizabetën,

më mbush përplot me Shpirtin Shenjt.

Dua të jesh Nëna ime,

Mbretëresha ime, mikja ime.

Ty po ta fali zemrën

e gjithçka që më përket:

strehën, familjen,

gjithçka që kam në shtëpi e në shpirt.

Ty po të përkas përgjithmonë.

Vëre në kraharorin tim

Zemrën tënde,

e ajo do të bëjë gjithçka

që dëshiron Jezusi:

“Mari që zgjidh nyjet, lutu për mua!”.

28 maj 2021, 10:05