Kërko

Vatican News
Lumnimi i Rosario Livatino: këmisha e pëgjakur, relikja e martirit Lumnimi i Rosario Livatino: këmisha e pëgjakur, relikja e martirit 

Lumnohet Livatino. Kardinali Semeraro: “Vdiq duke i falur vrasësit”

Rrobat që kish veshur në çastin e martirizimit gjykatësi i ri, i vrarë nga mafia më 21 shtator, 31 vjet më parë, nderohen si relike në Meshën e Lumnimit, kryesuar sot paradite në katedralen e Agrixhentos, nga kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. Postulatori, imzot Bertolone, e kujton të Lumin “si David i vogël, për ballë Golisë Cosa Nostra - Hero - që përballon përbindshin e mafies.

R. SH. - Vatikan

Nuk kishte relike nga trupi i Rosario Livatinos, mbi altarin e të Lumit të ri. Ishte vetëm këmisha e kaltërt, që kish veshur “Davidi i vogël” ditën e  fundit të ndeshjes me “Golinë”, me mafien! Ishte data 21 shtator 1990. E vendi ishte ura Gasena, nëpër të cilën kalonte udha shtetërore Caltanisetta- Agrigento. Një këmishë, mbi pëlhurën e së cilës dallohet qartë gjaku i gjykatësit 38 vjeçar, i cili përdori fenë, për t’i prerë udhën kriminalitetit të organizuar. Gjak, "që u bë farë për ndryshime, transformim, rilindje” . Kështu e kujtoi jetën e të Lumit Rosario Livatino, Postulatori i Çështjes së Lumnimit, kryeipeshkvi i Catanzaro-Squillace, Vincenzo Bertolone, duke ua paraqitur 200 pjesëmarrësve, përfaqësues të ipeshkvijve sicilianë, meshtarëve, rregulltarëve, besimtarëve, familjarëve e autoriteteve, në Meshën për Lumnimin, Gjykatësin e Lum, që u ndesh me mafien, për të shpëtuar njeriun!

Papa: dëshmia e Livatinos të njihet nga të gjithë vëllezërit

Sot Livatino, duke u lartuar në nderimet e altarit, u kujtua si njeri, që iu kundëvu “mafies së përkryer”, gjë që do të thotë të mos e kryesh detyrën,  të përbuzësh të ligshtin, ta shkelësh nën thembër nevojtarin, të përkulesh para të fuqishmit, që të paguan për padrejtësinë, duke shfrytëzuar drejtësinë”.

E u kujtuan edhe fjalët e kardinalit Francesco Montenegro, kryeipeshkëv i Agrigentos, i cili në mbyllje të procesit dioqezan të shenjtërimit, më 3 tetor 2018,  e quajti Gjykatësin që dha jetën për drejtësinë “simbol i shoqërisë së krishterë, që i kundërvihet së keqes  e vendos ta mundë, duke i kundërvënë jetën e vet të mirë, të frymëzuar nga drejtësia e dashuria”.

09 maj 2021, 11:29