Kërko

Vatican News

I Lumi Atë Serafin Koda ofm, në festën liturgjike që përkon me përvjetorin e vdekjes

I lumi Atë Serafin Koda, u dallua në të thjeshtësia, përvujtëria dhe varfëria e Shën Françeskut të Asizit. U arrestua dhe u burgos në Lezhë më 13.10.1946 në kuvendin e kthyer në spital. Pa gjyq dhe pa dënim, vdiq për shkak të torturave në Lezhë më 11.05.1947.

R.SH. - Vatikan

Sot më 11 maj kalendari kishtar pёrkujton tё Lumin  shqiptar Atë Serafin Koda, ofm, në festën liturgjike që përkon me përvjetorin e vdekjes se tij shkaktuar nga regjimi komunist nё Shqipёri.

Atё Serafini nё lindje dhe nё pagёzim u quajt me emrin Gjon. Nga Serbёt mbiemri shqiptar i familjes Koda u ndrushua nё atё serb Glasnoviç. Mё pas u klthue nё origjionalin Koda.

I lumi Atë Serafin Koda, meshtar françeskan e martir i Krishtit në kohën e regjimit komunist nё Shqipёr, lindi në Janjevë, afёr Prishtinёs, në Kosovë më 25.04.1893. Mori kushtet përfunimtare të jetës rregulltare pranë urdhrit françeskan më 12 .08.2910. Formimin e e tij fillestar mbi jetёn si frat minor, thirrja tij nё jetёn rregulltare françeskane e meshtarake u pёrforcua duke u takuar me njё bashkatdhetar, françeskan si ai, Shёrbёrtorin e Hyjit Atё Luigj Paliqin, i cili mё 07.03.1913, nё fshation Janosh,afёr Gjakovёs, nga sllavёt ortodoksё u masakrua dhe u pushkatua in doium fidei ede Ecclesiae catholicae. Nuk qe vetёm njё ballafaqim kalimtar, por njё provё mё shumё qё e bёri mё tё vetёdijshёm se duhej tё jetonte dhe tё punonte nё kohё tё vёshtira...deri nё martirizim. Dhe kёtij ideqali i qёndroi besnik

U shugurua meshtar më 30.06.1915 e punoi si famullitar në Rajë-Mertur, Bizë, Shalë, Prekal, Bushkash, Dushman, Vukël e Lezhë. Ishte Definitor dhe Ekonom Provincial i Etёrve Françeskanё. 

I Lumi Ate Serafin Koda, martir, u dallua për nga thjeshtësia, përvujtëria dhe varfëria e Shën Françeskut të Asizit. Atё Serafin Koda ishte i urtë dhe serioz,  gjithmonё i drejtё, i qetё, i qeshur, i kujdesshёm, shumё i butё dhe nё tё njёjtёn kohё i komunikueshёm, i shoqёrueshёm, i hapur, mikpritёs dhe i vendosu, i ndershëm e shembullor për grigjën e tij,  shumё i vlerёsuar si nga fretёrit, ashtu edhe nga populli i çdo feje.

Sa qe famullitar organizoi shumë mirë bashkësinë famullitare. Pati një devocion të veçantë për Eukarestinë, Mundimet e Jezu Krishtit, Zojën e Bekuar dhe Shna Ndoun. U arrestua nga regjimi komunist dhe u burgos në Lezhë më 13.10.1946 në kuvendin e kthyer në spital. Pa gjyq dhe pa dënim, vdiq për shkak të torturave në Lezhë më 11.05.1947. Trupi i tij pushon në Kishën e Fretërve Minorë të Lezhës.

11 maj 2021, 09:55