Kërko

Vatican News

Fatmira Prroni bën kushtet e para rregulltare si “Mësuese Venerini”

Motër Fatmira Prroni i thotë “po” Zotit, duke pranuar kushtet e para rregulltare në kongregatën e motrave “Mësuese Venerini”, në Gjadër, dioqeza e Sapës

R.SH. - Vatikan

Më 13 maj, dioqeza e Sapës ishte në festë. Fatmira Prroni bëri kushtet e para rregulltare si murgeshë në gjirin e bashkësisë së Motrave të Përshpirtshme Venerini. Kremtimin solemn e kryesoi ipeshkvi, imzot Simon Kulli. Lindur në vitin 1994, në Shkodër, motër Fatmira dëshmon se vendi i parë, në të cilin e ka takuar Zotin, është familja e saj. Tregimet e para biblike i ka dëgjuar prej prindërve, të cilët, çdo mbrëmje, thonin Rruzaren bashkë me fëmijët. Të ndjekim informacionin, që na jep për të e për kremtimin e djeshëm, bashkëpunëtorja jonë nga Vau i Dejës, Violeta Marashi

Dëgjo Violeta Marashin...
Motër Fatmira Prroni, pas kremtimit të kushteve të para rregulltare
Motër Fatmira Prroni, pas kremtimit të kushteve të para rregulltare

E enjtja e 13 Majit, 2021, Bashkësia e Motrave Pie Venerini, gëzoi në kremtimin e kushteve të para të motër Fatmira Prronit.

Besimtarë të shumtë u mblodhën në Kishën e Martirëve Shqiptarë për të marrë pjesë në këtë kremtim solemn, udhëhequr nga ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli. E pranishme ishte edhe Nëna Gjenerale motër Eliana Masimi, Provincialja motër Enrica Giovannini si dhe familjarë të motër Fatmirës.

Shoqëruar me lutjet dhe këngët e kënduara nga kori i famullisë, në një klimë mjaft shpirtërore, gjatë gjithë meshës shenjte besimtarët e pranishëm e lutën Zotin për motër Fatmirën, që me ndërmjetësinë e Virgjërës Mari dhe të Shën Roza Venerinit, të vazhdojë ta kryejë dënjësisht thirrjen për ti shërbyer Zotit dhe Kishës.

Në homelinë e rastit Ipeshkvi i vendit, Imzot Simon Kulli, ftoi të gjithë që të lusim Zotin që t’i dhurojë motrës shpirtin e shërbimit dhe kushtimit në nder dhe Lavd të Zotit dhe për të mirën e shëlbimin e njeriut.

Më pas, në prani të eprores, Motër Eliana Masimi, dhe krejt bashkësisë, vazhdoi riti i kushtimit të motër Fatmirës, e cila e udhëhequr nga Shpirti i Shenjtë dhë në liri të plotë i ofrohet tërësisht Zotit në shërbimin e tij.

Me pranimin e velit të shenjtë dhe Kushtetuten e kësaj kongregate si shenjë e kushtimit të saj Krishtit Zot, duke jetuar me gëzim Karizmën e Motrave Mësuese Venerini.

Kush është motër Fatmira Prroni?

Motër Fatmira Prroni ka lindur me 21.09.1994 në Shkodër. Është rritur në një familje që përbëhej nga gjashtë anëtarë, prindërit dhe 4 fëmijët. Nëntë vitet e para të shkollës i kreu në shkollën e Bardhajve, në fshatin në të cilin edhe jetonin, Që e vogël ajo mban mend që shkonte bashkë me familjen në Meshën e së dielës... ishte një gëzim i jashtëzakonshëm për të sepse ndjente një paqe të madhe.... një paqe që ende sot e kujton dhe i jep forcë në çdo moment që rikthehet në këto kujtime.

Një pjesë shumë të bukur dhe të paharrueshme nga fëmijëria mbanë mend edhe mënyrën se si celebronte Meshën e Shenjtë,  dom Lucjan Avgustini, që në atë kohë shërbente edhe në Bardhaj. Ishte një recital i shenjtë që nuk dinte ta deshifronte, por që i pëlqente shumë. Pastaj, pas pak vitesh ai u largua nga Shkodra, dhe Zoti deshi që ta takoja në dioqezen e Sapes, në të cilën kishte rolin Ipeshkvor... ishte një rastësi e bukur dhe gjithmonë do e kujtoj praninë e tij në hapat e parë të thirrjes. Më vjen keq që këtë gjë nuk e ndava kurrë me të sa ishte në mesin tonë.

Motër Fatmira tregon  se vendi i parë në të cilën ka takuar Zotin ka qenë familja e saj. Tregimet e  para të Biblës i ka dëgjuar nga ata.  Çdo natë të gjithë së bashku lusnin Rruzaren e Shenjtë, edhe pse ne fëmijët ndonjëherë flinim gjatë rruzares – tregon motër Fatmira. Ndërsa shton se me këto ndjenja të besimit, dalëngadalë filloi të rritesha dhe si shembull nxitje humanistike kisha Nënë Terezen…gjithmonë e ka tërhequr mënyra se si ajo arrinte të dhuronte dashuri, dhe se si me gjeste të vogla dhuronte kohën e saj.

Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare, ajo filloi  Shkollën e Mesme shtetërore "Jordan Misja" . Ishte pikërisht kjo periudhë në të cilën filloj ti elaboronte me mendje disa aspekte të zemrës. Ishte koha në të cilën do vinte në jetën e saj shembulli i shën Roza Venerinit. Në ditëlindjen e saj të shtatëmbëdhjetë, mori nga kushërira e saj si dhuratë një varëse me imazhin e shën Rozës.     

Pasi mbarova gjimnazin, kishte një dëshirë shumë të madhe të ishte afër personave që vuanin nga disa aspekte social-ekonomike, dhe e shtyrë nga ky fakt filloj universitetin ekonomik me idenë që do të ishte një zë dhe një mbështetje e vogël. Me kalimin e kohës duke shkuar në universitet dhe  duke parë lëndët që zhvilloheshin, çdo ditë e më shumë, bindej që kjo nuk ishte mënyra për të realizuar këtë gjë kaq të fortë që ishte në personin e saj. Gjatë këtij viti akademik pati fatin të takonte kushëriren e saj, Motër Kristjanen, që kishte vetëm pak kohë që në atë kohë ishte Aspirante, dhe filloi të shfaqte dëshirën për të ditur për shën Roza Venerinin dhe karizmen e kësaj kongregate. Gjatë kësaj kohe edhe në sakramentin e Rrëfimit ishin prezente fragmente të kësaj thirrje që kishte filluar të dëgjohej brenda saj. Ishte viti 2014 kur shkoj për një vizitë për herë të parë në Gjadër, dhe nga kjo ditë filloi dëshira e rrugëtimit të saj me motrat.

Me 15.04.2015 hyri si aspirante në këtë kongregatë. I dhanë mundësinë që të vazhdonte studimet  në degën e Punës Sociale. Kjo ishte një mundësi e madhe për të, për të interpretuar më mirë aspektin e ndihmes humane dhe shpirtërore. Pak nga pak , çdo ditë dhe më shumë ishte e bindur se Zoti nuk po i kërkonte vetëm aspektin e jashtëm të atashimit me të tjerët…por mbi të gjitha atë shpirtëror. Këtu filloi të kuptonte më shumë mbi lutjen personale dhe bashkimin saj me Kishën dhe mbarë njerëzimin.

Një rrugëtim i gjatë, me sfida dhe shumë gjëra të bukura. Motër Fatmira falenderon Zotin që  e thirri në jetën rregulltare, e cila gjatë këtyre viteve të formimit të saj shpirtëror, ka qenë një rrugë me shqyrtime dhe shoshitje.

Ndërsa iu kushtua Zotit me 13 maj 2021, me kushtet e para, duke pasë si siguri vetëm këtë premtim që Zoti i ka bërë zemrës saj. Bëftë Ai që jeta e saj të jetë një dhuratë për Kishën, dhe hiri i tij të jetë mbi çdo sifdë.

Violeta Marashi

 

14 maj 2021, 16:13