Kërko

 Giovani dell'Albania al GMG di Panama 2019, 2019.01.28 Giovani dell'Albania al GMG di Panama 2019, 2019.01.28

Nё Shqipёri të rinjtë katolikë kërkojnё votime të ndershme dhe transparente

Pas dy ditësh, tё dielёn mё 25 prill Shqipëria është e thirrur të zgjedhë drejtuesit e saj. Në një videomesazh, të rinjtë katolikë shqiptarë bashkohen me barinjtë e Kishës për tё kërkuar votime të ndershme dhe transparente, pa shitblerje votash si dhe i ftojnë të gjithë të marrin pjesë për t’ua besuar të zgjedhurve tё rinj sfidat e ndryshme, si pandemia e COVID-19, pёrforcimi i mëtejshëm i institucioneve

R.SH. - Vatikan

Të rinjtë katolikë dhe zgjedhjet nër Shqipëri

Pas dy ditësh, tё dielёn mё 25 prill Shqipëria është e thirrur të zgjedhë drejtuesit e saj. Në një videomesazh, të rinjtë katolikë shqiptarë i japin zërin e tyre Deklaratës së ipeshkvijve tё vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Me këtë gjest, ata bashkohen me barinjtë e Kishës për t’u kërkuar bashkëmoshatarëve dhe të gjithë shqiptarëve, që kanë të drejtën e votës, ta ushtrojnë si duhet këtë detyrë dhe të drejtë, për të mirën e Shqipërisë.

Kujtojmë se ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë kërkojnë garantimin e votimeve të ndershme dhe transparente, pa shitblerje votash, si edhe i ftojnë të gjithë të marrin pjesë për t’ua besuar të zgjedhurve tё rinj sfidat e ndryshme, si pandemia e COVID-19, pёrforcimi i mëtejshëm i institucioneve, reformat në drejtësi, eliminimi i korrupsionit, plaga e të rinjve dhe e familjeve që po e braktisin Shqipërinë, etj.

Të rinjtë katolikë dhe zgjedhjet nër Shqipëri
23 prill 2021, 12:45