Kërko

Vatican News
Imzot Christian Carlassare me bashkësinë e tij Imzot Christian Carlassare me bashkësinë e tij 

Sudani i Jugut: plagoset në një atentat ipeshkvi, imzot Carlassare

I emëruar dy muaj më parë ipeshkëv i Rumbek, imzot Christian Carlassare, misionar kombonian, që u godit natën e kaluar me armë zjarri, kërkon lutje për të e për njerëzit e tij. Tani ndodhet në Nairobi, për mjekimet e rastit.

R. SH. - Vatikan

Imzot Christian Carlassare mbeti viktimë e një atentati të rëndë, natën  ndërmjet 25 e 26 prillit. Dy njerëz të armatosur, ende të paidentifikuar,  hynë në banesën e prelatit, misionar kombonian e ipeshkëv i ri i Rumbek, në Sudanin e Jugut, dhe e gjuajtën me pushkë, duke e goditur disa herë në këmbë. Pas mjekimeve të para nga ana e mjekëve të Cuamm në spitalin e Rumbek, ipeshkvi u transferua një herë në Juba, më pas në Nairobi, në Kenia, për transfuzion, mbasi kishte humbur shumë gjak. Kështu tani është jashtë rreziku.

Ipeshkvi më i ri italian në Sudanin e Jugut

Imzot Carlassare njoftoi menjëherë familjen dhe drejtuesin e Misionarëve Kombonianë në Itali për këtë ngjarje të rëndë, duke theksuar: “Lutuni jo aq për mua, sa për njerëzit e Rumbek, që vuajnë shumë më tepër se unë”. Këtë u tha eprorëve.

Besimtarët e Rumbek, qytet me shumicë dinka, një nga etnitë më të shumënumërta në Sudanin Jugor, e mirëpritën në krye të dioqezës më 16 prillin e kaluar. Papa Françesku e pati emëruar ipeshkëv më 8 mars, kur sapo i kishte mbushur 43 vjeç. Është ipeshkvi italian më i ri, i caktuar në krye të dioqezës, kryesuar para tij nga një misionar tjetër kombonian, atë Cesare Mazzolari. Nuk dihet akoma shkaku i atentatit, viktimë e të cilit ishte ipeshkvi.

26 prill 2021, 14:08