Kërko

Vatican News

Kisha Blinishtit falёnderon dom Enzo Zago e pёrshёndet dom Albero Galimbertin

Famullia kishtare e Shën Shtjefnit Blinisht, nё dioqezёn e Sapёs, falenderoi dom Enzo Zago për misionin e tij 14 vjeçar si famullitar dhe pёrshёndeti famullitarin e ri dom Alberto Galimberti. Ndёrrimi u bё gjatё kremtimit tё Meshёs, nё praninё e ipeshkvit dioqezan imzot Simon Kulli.

R.SH. - Vatikan

Famullia kishtare e Shën Shtjefnit Blinisht, nё dioqezёn e Sapёs, falenderoi dom Enzo Zago për misionin e tij 14 vjeçar si famullitar dhe pёrshёndeti famullitarin e ri dom Alberto Galimberti. Ndёrrimi u bё gjatё kremtimit tё Meshёs, nё praninё e ipeshkvit dioqezan imzot Simon Kulli. Po mё hollёsisht nga Vau-Dejёs tё ndjekim njoftimin e Violeta Marashit:

Nga Vau-Dejёs tё ndjekim njoftimin e Violeta Marashit

FALEMINDERIT DOM ENZO ZAGO

Këto ditë, famullia Shën Shtjefnit Blinisht organizoi ceremoninë e falenderimit për misionin 14 vjeçar të famullitarit dom Enzo Zago. Mesha u kremtua nga ipeshkvi i vendit Imzot Simon Kulli, në bashkëkremtim me dom Enzon, me famullitarin e ri dom Alberto Galimberti dhe të gjithë meshtarët e dioqezës.

Të mbledhur në Kishën e Martirëve Shqiptarë, dhjetëra besimtarë të fshatrave përreth u bashkuan në këtë kremtim, si shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për famullitarin e tyre, dom Enzon, që tashmë e përfundon këtë udhëtim baritor në këtë famulli.

Që në fillim të kremtimit, ipeshkvi falenderoi Zotin për dhuratën bërë dom Enzos që të vijë në tokën martire të Shqipërisë për të shërbyer me misionin e tij si meshtar për 14 vjet radhazi. Ndërsa gjatë predikimit ai shprehi mirënjohjen ndaj tij për punën e bërë deri më sot në aspektin e kujdesit baritor ndaj kësaj bashkësie famullitare dhe fshatrave të zonës së Zadrimës. Për dom Enzon flasin veprat, flet ajo dashuri e Krishtit,  e cila të nxiti të vish dhe të punosh në këtë vend, jo të lehtë, por të vështirë, me një dashuri dhe thjeshtësi të paparë. E më tej, mons. Simoni shtoi duke e falenderuar për shembullin e treguar gjatë këtyre viteve në shërbim të besimtarëve në Dioqezën e Sapës. Faleminderit që e ke çuar përpara punën e dom Antonio Sciarrës, dhe për çdo kujdes të treguar ndaj të varfërve, të sëmurëve e për çdo dashuri të dhuruar.  

Mes emocioneve të shumta, edhe vetë dom Enzo Zago ka shprehur falenderimet e tij të përzemërta për këtë pjesë të jetës së tij që kaloi në Shqipëri, ku mësoi gjuhën, traditën e këtij vendi dhe u përshtat më së miri me bashkësinë që i ishte besuar.

Kush është dom Enzo Zago?

Dom Enzo Zago ka lindur në Milano, me datën 22 shkurt 1955. Hyri në Seminar në vitin 1966. U shugurua meshtar më 14 qershor 1980. Gjatë misionit të tij në Itali shërbeu si famullitar në shumë famulli të ndryshme të dioqezës së Milanos, ndërsa në vitin 2007, me miratim të ipeshkvit të tij, Imzot Mario Delpini, u dërgua meshtar Fidei Donum në Dioqezën e Sapës, sipas marrëveshjes së nënshkruar edhe me ipeshkvin e asaj kohe, Imzot Lucjan Avgustinin. Që nga viti 2007 shërbeu në famullitë Blinisht dhe Gjadër. Gjatë këtyre viteve në Shqipëri u angazhua edhe me detyra të ndryshme në Dioqezë, si përgjegjës komisionesh, përgjegjës I Ambasadorëve të Paqes etj. Është ndër misionarët e parë që vazhdoi misionin e nisur nga dom Antonio Sciarra në këto famulli. Eci në gjurmët e tij, që me punën dhe shërbimin e tij si bari, nuk ndali për asnjë moment, por bëri të lulëzojnë këto famulli, duke punuar me dashuri dhe përkushtim për çdo gjë që i ishte besuar.  

Faleminderit Dom Enzo për çdo shërbim që i dhurove Dioqezës Sapë, dhe Shqipërisë. Zoti të shoqëroftë me bekime në vazhdimin e misionit tënd në vendlindje në Milano.

Violeta Marashi

22 prill 2021, 15:07