Kërko

Vatican News
KOSOVO-RELIGION-EASTER KOSOVO-RELIGION-EASTER  (AFP or licensors)

Imzot Dodё Gjergji: me forcёn e Krishtit përballojmë çdo të keqe

Imzot Dodё Gjergji: “me forcën e të Kryqëzuarit do të arrijmë të përballojmë më lehtë, ç’do të keqe me të cilën duhet të përballemi. Nëse Pashkët e vitit të kaluar i kemi kremtuar nënë hijen e pashpresësisë njerëzore, këto të sivjetme po i kremtojmë nën dritëhijen e ngushëllimit . Ne të krishterët, që gjatë këtyre Pashkëve, thellohemi më shumë në padrejtësitë e botës, në vdekjen e padrejtë të Kreshtit dhe në ngadhënjimin e ringjalljes së Tij, besojmë se, nëse e kemi forcën e të kryqëzuarit do të arrijmë të përballojmë më lehtë, ç’do të keqe me të cilën duhet të përballemi”.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvi i dioqezёs Prezren-Prishtinё Imzot Dodё Gjergji nё mesazhin e Pashkёve mes tjerash kujton se “me forcën e të Kryqëzuarit do të arrijmë të përballojmë më lehtë, ç’do të keqe me të cilën duhet të përballemi. Nëse Pashkët e  vitit të kaluar i kemi kremtuar nënë hijen e pashpresësisë njerëzore, këto të sivjetme po i kremtojmë nën dritëhijen e ngushëllimit që po vjen nëpërmjet vaksinimit të njerëzve. Sigurisht, diku më shumë e diku më pak.  Ne të krishterët, që gjatë këtyre Pashkëve, thellohemi më shumë në padrejtësitë e botës, në vdekjen e padrejtë të Kreshtit dhe në ngadhënjimin e ringjalljes së Tij, besojmë se, nëse e kemi forcën e të kryqëzuarit do të arrijmë të përballojmë më lehtë, ç’do të keqe me të cilën duhet të përballemi”. Nё mikrofonin tonё mesazhi i Pashkёve nga ipeshkvi i Kosovёs imzot Dodё Gjergji:

Nё mikrofonin tonё mesazhi i Pashkёve nga ipeshkvi i Kosovёs imzot Dodё Gjergji

Drejtuar priftërinjve, 
rregulltarëve dhe rregulltarëve
besimtarëve dhe
të gjithë njerëzve vullnetmirë në Kosovë

Fort të dashur vëllezër e motra, 
në Krishtin e Ringjallur!

që nga pashkët e vitit të kaluar,  bota është përballur me shumë se herëve tjera me vdekjen edhe pse të gjithë do të donim të mos mendonim për të. Po ja që, rrallëkush është mbetur pa e përjetuar paksa trishtimin që vdekja mbartë me vete, zemërthyerjen që shkakton ajo dhe lotin që nxjerr dhimbja e saj, pasi kemi humbur të dashurit ose kemi bashkënda dhimbjen me ata që  kanë humbur të afërmit e tyre. Kohët e fundit, edhe pse akoma Covid19, po merr jetë njerëzish, kemi filluar të shpresojmë më shumë në mundësitë që po jep vaksina. Kështu që, nëse Pashkët e  vitit të kaluar i kemi kremtuar nënë hijen e pashpresësisë njerëzore këto të sivjetme po i kremtojmë nën dritëhijen e ngushëllimit që po vjen nëpërmjet vaksinimit të njerëzve. Sigurisht, diku më shumë e diku më pak. 

Ne të krishterët, që gjatë këtyre tri ditëve të Pashkëve, thellohemi më shumë në padrejtësitë e botës, në vdekjen e padrejtë të Kreshtit dhe në ngadhënjimin e ringjallej së Tij, besojmë se, nëse e kemi forcën e të kryqëzuarit do të arrijmë të përballojmë më lehtë, ç’do të keqe me të cilën duhet të përballemi. Pasi, shembulli i Krishtit që vuan,  na mëson të përballemi me vuajtjen tonë  me dashuri, e cila na nxitë në përpjekje të përbashkëta për t’i tejkaluar vështirësitë, për t’u përballë me padrejtësitë dhe për ngushëlluar njëri tjetrin. Mbi gjitha pjesëmarrja në gëzimin e Ringjalljes na mundëson që vdekjen ta shohim nga dimensioni i pavdekësisë Hyjnore. Duke shpresuar dhe besuar se ne të vdekshmit që jemi gjallë mbi tokë nëpërmjet ngjalljes së Krishtit të gjithë jemi ftuar në pavdekësi dhe në jetën e pasosur. 

Por, për të qenë pjesë e kësaj lavdie e për të përjetuar këtë lloj lumturie dhe për të galduar me gëzimin e shpresës Hyxnore,  lypet që deri sa jemi gjallë të ecim gjurmëve të jetës si tij mbi tokë. Që do të thotë,  të jetojmë lirinë e shpirtit, paqen e zemrës dhe të shërbejmë me dashuri.  Pasi, dashuria e Zotit, nuk lejon padrejtësi, nuk mendon për vete dhe nuk seleksionon njerëzit sipas dallimeve që kanë. Por, i bën pjesë të pandashme në vuajtjeve, bashkëndan të mirat me barazi, iu mundëson të gjithëve pjesëmarrjen në gëzime, kështu që asnjëri, mes nesh, të mos mbetët i pashpresë. 

Pjesëmarrja e Hyjit në vuajtje tona dhe  vdekjen njerëzore është shprehja më e madhe e dashurisë së Zotit për ne. I cili nëpërmjet sakrificës së Birit shëron plagët e shpirtit që shkakton egoja jonë, edukon zemrën njerëzore që të dijë të donë dhe nëpërmjet Ringjalljes na mundëson të gjithëve që në Të, të kemi jetën.

Nuk janë të paktë ata që e mohojnë këtë formë sakrifice, nuk e duanë këtë lloj dashurie dhe mendojnë që nuk iu nevojitet fare kjo lloj shprese. Me pak fjalë duan të janë jo t’zot e vetës por Zot për vetën e tyre. Mjerisht, kjo përvoja e Covid19-shit na ka mundësuar të shohim se sa e brishtë është shoqëria njerëzore. Pasi, dëshmoj se sa të pa qëndrueshme janë arritjet njerëzore, sa e cungueshme është liria, sa të cenueshme janë të drejtat e njeriut dhe sa i madh është egoizmi i individëve dhe i shoqërive. Me pak fjalë, se si arsyetohet në mënyrë të pandërgjegjshme dhe  sa pak dashuri ka zemra e njeriut që nuk lejon të edukohet  prej Shpirtit Zotit.

Jemi dëshmitarë se si, përnjëherë gjithçka ndaloj, jo vetëm jeta normale e njerëzve që ndryshoj tërësisht, por ranë idealet integruese të popujve dhe shteteve, vlerat e demokracisë si barazia,lirija dhe të drejtat e njeriut. Kurse për barazinë e popujve të drejtat e barabarta,  çmasje të barabartë në të mirat dhe mundësitë që  disponon njerëzimi as që bëhej fjalë. Pasi u pa se si popujt konzervuan mundësit që kishin vetëm për vete, duke lejuar kështu që bota përsëri të ndahet në të pasur, në ata mundësipak dhe në të varfër. Doli në pah  lakmoja ose konkurrenca e egoizmit njerëzorë për fitim, ndikim dhe pushtet. Dhe se si fariseizëm u pa në vendimmarrje, kur pandemia bëhej rrezik i përgjithshë veti deri sa nuk i cenonte interesat e veçanta dhe si vdekja e njerëzve ishte shqetësim i pasinqertë i shumëve. Një gjë e tillë u pa edhe në marrjen e vendimeve në bazë të pushtetit e jo në bazë të rrezikut, pasi në emër të jetës na u kërkua që të mbyllnim kishat e gjamit për bajram e pashkë e në emër të pushtetit në mënyrë më flagrante u rrezikua jeta e njerëzve gjatë zgjedhjeve.

Varësisht gjithë kësaj, ne vazhdojmë udhëtimin tonë jetësor, duke ecur gjurmëve të Krishtit të Ringjallur. E, të shndritur me shkëlqimin e dritës Hyjnore i bindemi Zotit Hyjit tonë, pasi jemi të bindur, që Krishti nuk na braktisë kurë, ai në çdo situatë jeta, është pranë nesh dhe me ne. Këndej t’i lutemi Atij, për gjithë ata që kanë kaluar në amshim, për gjithë të sëmurit në spitale apo ata që lëngojnë në shtëpi dhe për të gjallët që kanë mbetur pa të dashurit e tyre. Sidomos, ia besoj atij të gjithë të varfëritë që akoma nuk e kanë ndier dorën e shtrirë të shtetit, veprën bamirëse të kishës apo bamirësin e të afërmeve.

Me këto, mendime porosi dhe lutje, 

Ju uroj Festën e Pashkëve duke brohoritur me hasre, Resurexit sicut diksit! Aleluja, 

U ngjallë ashtu sikur patë thanë! Aleluja

04 prill 2021, 15:17