Kërko

Vatican News
Shtohet numri i të pastrehëve në Evropë e në botë Shtohet numri i të pastrehëve në Evropë e në botë 

Comece: “Solidariteti, kyç për rifillimin, duke përfshirë, së pari, njerëzit më të dëmtuar nga kriza”

Solidariteti është në qendër të vëmendjes në Bashkimin Evropian, me bindjen se, siç shprehet Papa Françesku, tregu, i vetëm, nuk mund ta garantojë zhvillimin e gjithanshëm njerëzor dhe shoqëror.

R. SH. - Vatikan

“Solidariteti është në qendër të vëmendjes së Bashkimit Evropian e do të jetë edhe kyçi i rifillimit, siç ka shkruar Papa Françesku në enciklikën ‘Lëvduar qofsh’, sepse tregu, i vetëm, nuk mund ta garantojë zhvillimin e gjithanshëm njerëzor dhe shoqëror”. Kështu shkruajnë ipeshkvijtë e Bashkimit Evropian në një deklaratë, botuar sot, një vit pas nisjes së pandemisë, me titull: “Një vit më pas: çfarë vendi zë drejtësia shoqërore, ekologjike e kontributive në Planin e rikthimit në jetën normale të BE-së?”.

Teksti, i hartuar nga Komisioni për çështjet shoqërore i Comece-s, organizëm i episkopateve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, është qëndrim që mbahet ndaj planit për rikthimin e Evropës në jetën normale, ndaj “paketës më të madhe të financuar përmes buxhetit të BE-së dhe ndikimit të saj mbi  drejtësinë shoqërore, ekologjike e kontributive”.

Një paketë, që Komisioni i ipeshkvijve të BE-së e përshëndet, duke e parë si “shenjë solidariteti në Bashkimin Evropian, tejet i rëndësishëm për të ndihmuar njerëzit e dëmtuar rëndë nga pandemia si dhe për t’i bërë ballë problemit të krizës ekologjike në vijim”. “Jemi të thirrur ta jetojmë solidaritetin në BE si dhe për t’i pëfshirë plotësisht në të njerëzit në situata të vështira izolimi e, në veçanti, ata që u prekën nga kriza e pandemisë, shpjegon imzot Antoine Hérouard, kryetar i Komisionit të punëve shoqërore të Comece-s. Ipeshkvijtë janë shumë të shqetësuar nga pasojat e pandemisë mbi varfërinë e papunësinë, të cilat kanë arritur kuotën 7.3%  , duke u shtuar me një pikë, në krahasim me janarin e vitit 2020, kur përqindja ishte 6.6%. Po nuk kërcënohet vetëm BE-ja nga varfëria. Tashmë situata e vështirë vijon të  thellohet në të gjithë botën.

14 prill 2021, 16:12