Kërko

Vatican News

Bashkësia Katolike e Kosovës solidarizohet me Bashkësinë Islame të Shqipërisë, pas sulmit në xhaminë e Tiranës

“Akte të tilla dhune dhe kërcënimi i jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë e, aq më pak, në vendet e kultit e gjatë muajit të Ramazanit”. Kështu shkruan ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, në një mesazh solidariteti për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, pas sulmit të djeshëm në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, i dërgon një mesazh solidariteti kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, pas sulmit të djeshëm në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë. Më 19 prill, Rudolf Nikolli qëlloi me thikë besimtarët brenda tempullit të Zotit, duke plagosur pesë vetë. Ipeshkvi i Kosovës shpreh bindjen se drejtësia do të bëjë detyrën e vet. “Akte të tilla dhune – shkruan imzot Dodë Gjergji -  dhe kërcënimi i jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë e, aq më pak, në vendet e kultit e gjatë muajit të Ramazanit”.

Xhamia e Dine Hoxhës në Tiranë, pas sulmit
Xhamia e Dine Hoxhës në Tiranë, pas sulmit

Për këtë mesazh, na njofton nga Prishtina, Rabije Ibraj…

Dëgjo Rabije Ibrajn...

Dioqeza Prizren Prishtine, perkatesisht Shkelqesia e Tij, Imzot Dode Gjergji, ipeshkev i Kosoves, ka reaguar dhe ka denuar ashper sulmin ne xhamine ne rrugen e Kavajes ne Tirane, i cili ndodhi me 19 prill dhe ku mbeten te plagosur nga mjetet e ftohta pese persona. Kjo ngjarje e shemtuar dhe e denueshme ndodhi ne momentin kur besimtaret myslimane po kryenin lutjet e tyre ne muajin e shenjte te Ramazanit. 

Pak ore pasi ndodhi ngjarja, imzot Dode Gjergji, i ka derguar nje leter solidariteti, kryetarit te Bashkesise Islame te Shqiperise, z. Bujar Spahiut, ku ka shprehur bindjen e tij, se personi i cili ka shkaktuar kete akt dhune, do te marre denimin e merituar nga organet e drejtesise. 

Ne letren e tij, imzot Dode Gjergji ka theksuar se aktet e tilla te dhunes dhe kercenimi i jeteve te njerezve nuk duhet te ndodhin ne asnje realitet  te shoqerise tone, e aq me te denueshme jane, nese ato ndodhin ne vendet e kultit dhe ne muajin Ramazanit. 

Ai ka shpreh pikellimin e indinjaten e tij per kete akt te shemtuar dhe ka shpreh solidaritet me Bashkesine Islame te Shqiperise dhe me personat e plagosur, te cileve u ka uruar sherim te shpejte. Ne letren e tij thuhet:

“Shume i nderuar z.Spahiu, me hidherim e pikellim te thelle mora lajmin per ngjarjen e shemtuar qe sot ka ndodhur ne xhamine e rruges se Kavajes, ne kryeqytetin e Shqiperise, ku pese besimtare te bashkesise tuaj mbeten te plagosur.

Jam i bindur qe personi qe ka shkaktuar kete tragjedi, do te merr pergjigjen e merituar para organeve te drejtesise ne Shqiperi, por edhe personalisht deshiroj ta gjykoj kete akt te papranueshem per gjithe ne shqiptaret, pa marre parasysh cilit besim i takojme. Aktet e tilla dhune dhe kercenimi te jeteve te njerezve nuk duhet te ndodhin ne asnje realitet te shoqerise tone, e aq me pak ne vendet e kultit dhe ne muajin e Ramazanit. 

Kendej shpreh solidaritetin me Bashkesine tuaj, si dhe me familjet e te plagosurve, e njekohesisht me gjithe besimtaret katolike ne Kosove, lus Zotin per sherim sa me te shpejte te tyre, dhe perfitoj nga rasti qe  t’ju uroj agjerim te lehte gjate ketij muaji te Ramazanit”, thuhet ne letren solidaritetit te Ipeshkvit te Dioqezes Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergjit, te cilin e kane publikuar edhe te gjitha mediat e vendit. 

20 prill 2021, 13:26