Kërko

2021.03.05 Vangelo III domenica di Quaresima 'B' - Gesù cacciò i mercanti dal tempio 2021.03.05 Vangelo III domenica di Quaresima 'B' - Gesù cacciò i mercanti dal tempio 

Shenjtorët e javës 7 - 14 mars

E diel 7 mars, Kisha katolike kremton të dielën e 3-të të kohës së Krezhmëve, e po më 7 mars, kalendari kishtar përkujton shenjtoret Perpetua e Feliçita. Liturgjia e kёsaj sё diele ditës, posaçërisht nga Ungjilli i Gjonit mësojmë se "Pashka e Judenjve po afrohej dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem," vëren shën Gjoni ungjilltar, i cili Gjoni nuk mjaftohet me prezantimin e Jezusit, i cili, si profetët e lashtë, por na thërret për adhurimin e kultit të vërtetë; ai shkon edhe matej e pohon se pikërisht Krishti i vdekur dhe i ngjallur - është Tempulli i vërtetë i Hyjit.

R.SH. - Vatikan

E diel 7 mars, Kisha katolike kremton të dielën e 3-të të kohës së Krezhmëve, e po më 7 mars, kalendari kishtar përkujton shenjtoret Perpetua e Feliçita. 

Liturgjia e kёsaj sё diele ditës, posaçërisht nga Ungjilli i Gjonit mësojmë se "Pashka e Judenjve po afrohej dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem," vëren shën Gjoni ungjilltar. Pashkët po afrohen edhe për ne dhe Fjala e Zotit na bashkon edhe një herë me grupin e dishepujve që shoqërojnë Jezusin. Liturgjia e Fjalёs hapet me prezantimin e "dhjetë fjalëve" (Dhjetë Urdhërimeve) të Besëlidhjes së Vjetër; këto ishin fjalët e para që i dëgjonin izraelitët dhe në një farë mënyre përbënin themelin e besimit të tyre. Gjoni ungjilltar nuk mjaftohet me prezantimin e Jezusit, i cili, si profetët e lashtë, na thërret për adhurimin e kultit të vërtetë; ai shkon edhe matej e pohon se pikërisht Krishti i vdekur dhe i ngjallur - është Tempulli i vërtetë i Hyjit.

Të hёnën më 8 mars, kalendari kishtar përkujton festën e shën Gjonit të Zotit, themelues i Kongregatës Fatebenefratelli, pajtor i të sëmurëve e i punonjësve të spitaleve. Liturgjia e ditës na kujton se shijimi i të mirave të kësaj bote jo vetëm që nuk na i siguron të mirat e jetës së amshuar, por përkundrazi, mund të na çojë drejt humbjes së tyre. Fati në jetën e pasosur qiellore varet nga mënyra e përdorimit të të mirave të kësaj bote, që na i ka dhuruar Zoti.

Të martёn më 9 mars kalendari kishtar përkujton shën Françeskën romake, themeluese e Oblateve të Tor’ de Speki, dyzet martirët e Sebastes dhe shën Katerinën e Bolonjës. Liturgjia e ditës na kujton se mbretëria e Hyjit ndryshon krejtësisht nga mbretëritë e kësaj bote. Kush dëshiron të hyjë në të, duhet të ecë në udhën e shërbimit e të pijë kelkun e mundimeve për të shijuar më pas ringjalljen në Krishtin Zot.

Të mërkurën më 10 mars, kalendari kishtar përkujton shën Simpliçin, papë e shën Gjonin Ogjilviè, meshtar jezuit e martir. Liturgjia e ditës na kujton sa i madh është ndryshimi ndërmjet asaj që themi e asaj që bëjmë. Duke pasur për model Atin qiellor e për mësues Krishtin, të mos harrojmë kurrë se duhet të sillemi si shërbëtori para zotërisë e si nxënësi para mësuesit.

Të enjten më 11 mars, kalendari kishtar përkujton shën Maksimilianin, martir e shën Inoçencin, papë. Liturgjia e ditës na kujton se udha që çon drejt shëlbimit kërkon edhe nga ne, si nga Naamani, të shndërrohemi, të harrojmë mburrjen dhe vetëdashjen e ta lëshojmë plotësisht e përvujtërisht vetveten në dorë të Zotit.

Të premten më 12 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sabinin, martir, shën Patricien, shën Kristinën martire e shën Leandrin, ipeshkëv i Seviljes. Liturgjia e ditës na kujton se kur i lutemi Zotit të na falë, ai i Lumi na tregon një rrugë paradoksale: do të falemi, vetëm në se edhe ne falim atë që kemi pranë.

Tё shtunën më 13 mars, kalendari përkujton shën Sabinin, martir; shën Kristinën, martire e shën Leonardin, ipeshkëv i Siviljes. Në liturgjinë e ditës jehon fuqimisht britma e mëkatarit të penduar drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfrin që të lutet!”. Më 13 mars, bie pёrvjetori i Zgjedhjes së Shenjtërisë së Tij Papës Françesku. 

E diela e ardhshme më 14 mars, Kisha katolike do të kremtojë të dielën 4 të Kohës së Krezhmëve, e po më Kisha katolike kremtoi të Dielën e 4-të të Krezhmëve e po sot kalendari Kishtar përkujtoi edhe Shën Matilden, mbretëreshë dhe të Lumin Plaçido Rikardi, murg në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve të Romës. Liturgjia e ditёs na kujton se të jesh i krishterë nuk do të thotë vetëm t’u bindesh urdhërimeve të Tënzot. Kryesisht duhet të dëgjosh Krishtin, që është Rruga, e Vërteta e Jeta dhe ta zbatosh Fjalën e tij.

07 mars 2021, 09:28