Kërko

Vatican News
Bellezza che salva  per fotogallery Bellezza che salva per fotogallery 

Shenjtorёt e javёs 21-28 mars

E diel 21 mars, Kisha kremton të Dielën e pestë tё Kreshmëve, gjithnjё më 21 mars, kalendari kujton Shën Nikollën nga Flye. Po i afrohemi përfundimit të Krezhmëve e Kisha këtë të diele mediton mbi vdekjen e ringjalljen. Është gati një prelud i asaj që do të ndodhë gjatë Javës së Madhe e të Shenjtë të Pashkëve, kur Kisha ri-jeton momentet themelore të historisë së shpëtimit a shëlbimit. Nё Ungjillin e kёsaj sё diele nga Gjoni (Gjn 12,20-33) Jezusi na flet për lavdërimin e tij, misterin e kryqit dhe tё ringjalljes së tij, duke përdorur imazhi i kokrrës së grurit e cila, vetëm nёse vdes, jep shumë fryt.

R.SH. - Vatikan

E diel  21 mars, Kisha kremton të Dielën e pestë dhe tё fundit të kohёs sё Kreshmëve, gjithnjё më 21 mars, kalendari Kishtar përkujton Shën Nikollën nga Flye, Pajtor i Zvicër.

Po i afrohemi përfundimit të Krezhmëve e Kisha këtë të diele mediton mbi vdekjen e ringjalljen. Është gati një prelud i asaj që do të ndodhë gjatë Javës së Madhe e të Shenjtë të Pashkëve, kur Kisha ri-jeton momentet themelore të historisë së shpëtimit a shëlbimit. Nё Ungjillin e kёsaj sё diele nga Gjoni (Gjn 12,20-33) Jezusi na flet për lavdërimin e tij, misterin e kryqit dhe tё ringjalljes së tij, duke përdorur imazhi i kokrrës së grurit e cila, vetëm nёse vdes, jep shumë fryt.

Të hënë mё 22 mars, bie përkujtimi i Shën Leas, vejushë romake dhe Shën Palit, ipeshkëv i Narbonës. Liturgjia e ditёs na kujton se të kesh fe, do të thotë t’i besosh Zotit e të lëshohesh plotësisht në dorë të tij, edhe në çastet e rënda të provës, ashtu si bëri Moisiu. Duhet ta dimë mirë se e keqja nuk na vjen kurrë nga Zoti, madje ai na rri gjithnjë pranë e nuk na braktis kurrë.

Të martën më 23 mars, bie përkujtimi i Shën Turibit të Mogrovejos, ipeshkëv i Limës e Shën Rebekes. Liturgjia e ditёs na kujton se në këtë shtegtim krezhmor duhet të ndalohemi dhe një herë e të meditojmë mbi Jezusin e mbi veprat që kreu, për t’i besuar kështu me gjithë zemër e për t’i lartuar lutjen: “Dëgjoje, o Zot, britmën e njeriut të varfër, që të lutet!”.

Të mërkurën më 24 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Katerinën e Suedisë, virgjër, e bija e Shën Brigjidës. Liturgjia e ditёs na kujton se të ndjekësh Krishtin nuk është aspak punë e lehtë: mund të shkaktojë vuajtje të padurueshme, si ato të Jeremisë profet, të cilat na i kujton liturgjia e festës.

Të enjten më 25 mars, Kisha katolike do të kremtojë Lajmërimin e Zotit. Solemniteti na kujton përgjigjen që i dha Virgjëra Mari Kryeengjëllit Gabriel: “Qe shërbëtorja e Tënzot, u bëftë mbi mua si është fjala jote”. Edhe sot, si atëherë, Zoti nuk e detyron askënd të ndjekë rrugën e Tij. Zoti na fton, nuk na detyron. Na përket ne t’i japim atë përgjigje që i dha Maria.

Gjithnjë më 25 mars, kalendari përkujton edhe Shën Hajdutin e Mirë, Shën Kuirinin martir e Shën Luçia Filipinin, virgjër, themeluese e mësueseve të përshpirtshme Filipini, prej vitesh me mision në Shqipëri, sidomos në Berat.

Të premten më 26 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kastullin, martir. Liturgjia e ditёs jehon fuqimisht britma e mëkatarit të penduar drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfërin që të lutet!”.

Të shtunën më 27 mars, bie përkujtimi i Shën Rupertit, ipeshkëv i Salcburgut. Liturgjia e ditёs na kujton se edhe ne nganjëherë ndjehemi të lodhur e të shkurajuar, si populli hebraik në shktetëtirë, sepse kemi pak besim në shpëtimin që vjen nga Zoti në Jezu Krishtin.

Të dielën e ardhshme mё 28 mars, Kisha do të kremtojë të Dielën e Larit e të Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krishtit, me të cilën hapet Java e Shenjë e madhe e Pashkëve. Me bekimin e palmave e të degëve të ullinjve, këtë të diele të Larit, Kisha katolike nis ritet e së Javës së Shenjtë e të Madhe të Pashkëve, kulm i mbarë vitit liturgjik. Në Meshën e Dielës së Larit e të Mundimeve të Zotit, Kisha na kujton rrugën e Jezusit drejt Kryqit, që nga hyrja e Tij në Jeruzalem, rrethuar nga turma brohoritësh e deri në kryqëzimin e Tij mbi Kryq.

E po më 28 mars kalendari kishtar pёrkujton të Lumin shqiptar dom Dedë Maçaj, meshtar e martir.

21 mars 2021, 10:55