Kërko

Vatican News
 I martiri albanesi I martiri albanesi  

Më 4 mars përkujtojmë të Lumët Atë Danjel Dajani, Atë Giovanni Fausti, Atë Gjon Shllaku e shokёt, martirё

Më 4 mars kujtojmë të Lumët Atë Danjel Dajani, Atë Giovanni Fausti, Atë Gjon Shllaku e shokёt martirё dhe fillimet e masakrës komuniste ndaj klerit katolik në Shqipëri. Më 4 mars 1946 në Shkodër u pushkatuan Giovanni Fausti, Daniel Dajani, Mark Çuni, Gjon Shllaku, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi, vetëm pse besonin në Zotin dhe mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. Ata qё kultivonin vlerat qytetare, shpirtёrore, kulturore e kombёtare u akuzuan nga regjimi si sabotues e armiq të popullit, u vranë me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha.

R.SH. - Vatikan

Sot, më 4 mars përkujtojmë të Lumët e Kishës katolike në Shqipëri, martirët që dhanë jetën për Krishtin e Ungjillin, për Fé e Atdhe gjatë diktaturës komuniste:

Atë Danjel Dajani + 04.03.1946

Atë Giovanni Fausti + 04.03.1946

Atë Gjon Shllaku + 04.03.1946

Sem. Mark Çuni + 04.03.1946

Gjelosh Lulashi + 04.03.1946

Qerim Sadiku + 04.03.1946

Si sot, më datën 4 mars 1946 , për Fé e Atdhe u pushkatuan në Shkodër nga diktatura komuniste ateiste, jezuitët atë Giovanni Fausti e atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin seminarist Mark Çuni, atë Gjon Shllakun ofm, dhe me të rinjtë Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, vetëm pse besonin në Zotin dhe mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. Me vrasjen e tyre më 4 mars 1956 filloi edhe masakra komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri.

Ata qё kultivonin vlerat qytetare, shpirtёrore, kulturore dhe kombёtare nё Shqipёri, u akuzuan nga regjimi ateist si sabotues e armiq të popullit, u vranë me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha. Vrasja e këtyre martirëve shënoi edhe fillimin e rrugës së gjatë të kalvarit, që përshkoi kleri dhe populli shqiptar gjatë regjimit komunist, por, siç dëshmoi historia, kalvari i martirëve ngadhnjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Përkujtimi i martirëve Atë Daniel Dajani dhe Atë Giovanni Fausti dhe tё gjithё martirёt e tjerё, janё njё  thesar i çmuar shpirtëror e njerёzor për Kishën dhe për shoqërinë. Prandaj, sot, duke përkujtuar 4 marsin e vitit 1946, kur u pushkatuan martirët e lartpërmendur, po ndalemi tek dy prej tyre e pikërisht tek figura e Atë Daniel Dajanit dhe e Atë Giovanni Faustit, për të cilët flasim me Atë Lello Lanzilli-n, jezuit. Ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Gjugjës, përgjegjës i redaksisë shqipe të Radio Vatianit - Vatican News...

At Lello Lanzilli, jezuit, në mikrofonin e dom David Gjugjës

 

04 mars 2021, 10:36