Kërko

Vatican News
 Co-cattedrale dedicata a Santa Madre Teresa di Calcutta a Prishtina, Kosovo Co-cattedrale dedicata a Santa Madre Teresa di Calcutta a Prishtina, Kosovo 

Java e Madhe e Pashkёve nё Kosovё

Me tё Dielёn e Larit, Kisha katolike filloi Javёn e Madhe tё Shenjtё tё Pashkёve duke kujtuar se dhuratat e Jezu Krishtit janë varfëria, dashuria, vёllazёrimi, paqja e universaliteti, me thirrjen për të njё jetё nё pёrkim me vullnetin e Zotit e nё dashuri me njёri tjetrin.

R.SH. - Vatikan

Me tё Dielёn e Larit edhe Kisha katolike nё Kosovё e filloi Javёn e Madhe tё Shenjtё tё Pashkёve, duke  kujtuar se dhuratat e Jezu Krishtit janë dashuria, vёllazёrimi, paqja, njё thirrje për njё jetё nё pёrkim me vullnetin e Zotit e nё dashuri me njёri tjetrin. Me liturgjinë e kësaj së diele, e cila përkujton hyrjen solemne të Birit të Zotit, Jezu Krishtit në Jerusalem dhe historikun e mundimeve të Tija, Kisha, dëgjues të nderuar, na thërret të hyjmë në Javën e madhe të shenjtë të Pashkëve, dmth. në kremtimin e mistereve themelore të fesë së krishterë: të mundimeve, vdekjes mbi kryq dhe ngjalljes së Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit. Po mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt:

Nga Prishtina shёrbimi Rabie Ibrajt

Si ne gjithe boten katolike, edhe Kisha katolike ne Kosove kremtoi tё Dielёn e Larit, apo tё Dielёn e Luleve, me tё cilёn nisi edhe Java e Madhe e Pashkëve. Ne Kishёn katedrale ‘’Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine, ndonese ne kohe pandemie, u mblodhen nje numer i madh besimtaresh, por gjithnje duke i respektuar masat mbrojtëse anti-Kovid19 dhe distancimin shoqëror, sipas udhёzimeve tё autoriteteve shёndetёsore e tё caktuar nga Kisha.

Per shkak te situates me pandemi, e me rekomandim te famullitarit, dom Fatmir Koliqi, besimtaret qëndruan brenda katedrales, derisa ipeshkvi imzot Dode Gjergji, me meshtare e motra, kremtuan procesionin dhe bekimin e gemave e luleve ne hyrje te Kishes dhe pastaj simbolikisht ashtu siç ka hyre Jezusi ne Jerusalem,  hyn edhe ata solemnisht duke kenduar ne drejtim te Lterit, ndersa ministrantet ua shperendanin besimtareve nga nje rrem gjethi te bekuar.  

Ne vazhdim te Meshes, ipeshkvi  tha se ne vend te predikimit, sot do t’i degjoni rrёfimin e mundimeve tё Zotit tonё Jezu Krishtit. ‘’Degjoni cka predikon Ungjilli, percillni me vemendje e me zemer kete ndodhi, nga deshmite sipas Markut, e mundohuni ti perjetoni keto ngjarje qe shenojne hyrjen dhe kulmin e dashurise se Zotit qe e ka pasur per ne’’ tha ipeshkvi imzot Dode Gjergji.  

Me pastaj dom Fatmir Koliqi dhe dom Marjan Dodes bashke me korin e kishes per minuta te tere, permes interpretimit te bukur u dhuruan emocione te veçanta besimtareve, te cilet e percollen me devotshmeri duke qendruar ne kembe e heshtje te plote perjetimi per kete ngjarje qe shenojne mundimet, vdekjen ne kryq dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.  

Per kete jave te madhe e te shenjte, dom Fatmir Koliqi, njoftoi besimtaret per kremtimin e diteve ne vazhdim e sidomos per te Enjten e Madhe qe ne Meshen e paradites eshte shugurimi i vajrave dhe riperteritja e premtimeve meshtarake,  ndersa ne Meshën e mbremjes tё Darkёs sё mbarmë tё Jezusit me apostuj kujtohet themelimi i Eukaristisё dhe behet riti i larjes se kembeve te apostujve, nje shenje e bukur shёrbimi e pёrvujatёrie kjo dhe shume e thelle e Jezusit qe tregon gjestin dashurisё ndaj secilit prej nesh, qe siç tha dom Fatmiri nenkupton qe edhe ne meshtaret ti përngjajmë Jezusit ne gjestet e dashurise ndaj njeri tjetrit.

Ritet e te Premtes se Madhe jane ne oren 18,00, ndersa Mesha solemne e se Shtunes se Madhe, apo Nata e Pashkeve, do te filloj ne oren 21,00, e qe do ta kremtoj imzot Dode Gjergji ne bashkemeshim me meshtare te tjere ne Kishen katedrale ‘’Shen Nene Tereza’’ne Prishtine. 

Rabie Ibraj nga Prishtina

29 mars 2021, 13:38