Kërko

Imzot Gjergj Meta për Ditën e Gruas: të drejta, jo romantizëm, as ideologjizim

Festë e rëndësishme, përtej romantizmit. Duhet të mendojmë për rolin aktiv të gruas, edhe në Kishë. Kështu reflekton për Vatican News, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta

R.SH. - Vatikan

Qe OKB-ja që e shpalli 8 marsin, në vitin 1977, me rezolutën 32/142, Ditën për të Drejtat e Grave e për Paqen Ndërkombëtare, pavarësisht se në vende të ndryshme kremtohej edhe më parë, duke filluar që nga 1909-a. Është datë për të kujtuar e për të kërkuar të drejtat e grave, të cilat u sanksionuan me ligj sidomos gjatë shekullit të kaluar.

E megjithatë, pavarësisht nga fitoret shoqëroro-ekonomike e politike arritur nga gratë, ato vazhdojnë të jenë viktima të diskriminimit e të dhunës. Edhe në Shqipëri, kohët e fundit, ka dalë në pah gjithnjë e më me forcë problemi i dhunës kundër grave në familje. Për këtë arsye, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, nënvizon se 8 marsi nuk duhet kremtuar me romantizma të kota, por as nuk duhet ideologjizuar. Gjithashtu, imzot Gjergj Meta, reflekton për rolin e gruas në Kishë. Ta dëgjojmë…

Imzot Gjergj Meta, reflekton për rolin e gruas në Kishë.
08 mars 2021, 14:50