Kërko

Vatican News
Congresso Eucaristico, 2020.04.23 Congresso Eucaristico, 2020.04.23  

Hungari, gëzimi i Kishës për praninë e Papës në Kongresin Eukaristik

"Tani do të më duhet të shkoj në Hungari për Meshën përfundimtare të Kongresit Eukaristik Ndërkombëtar", kёshtu u tha Papa Françesku gazetarëve gjatë fluturimit të kthimit nga Iraku. Ipeshkvijtë e vendit: do të jetë një inkurajim i madh.

R.SH. - Vatikan

"Me shumë gëzim mësuam lajmin se Ati i Shenjtë Bergoglio njoftoi vendimin e tij për të ardhur në Budapest për Meshën e Shenjtë në përfundim të Kongresit të 52-të Ndërkombëtar Eukaristik": shkruajnë ipeshkvijtë e Hungarisë në një deklaratë pasi Papa Françesku, gjatë konferencës për shtyp gjatë fluturimit tё kthimit nga udhëtimi apostolik në Irak, ua shpjegoi gazetarëve se angazhimi i tij i ardhshëm ndërkombëtar do të jetë në Hungari.

Kongresi Eukaristik Ndërkombëtar është programuar tё mbahet nga data 5 deri në 12 shtator, e ka si qëllim të ripohojë fenё e besimtarëve, tё përforcojё identitetin e komunitetit të krishterë përmes një ungjillëzimit të ri, të thelloj lidhjen me Krishtin dhe me vëllezërit, të punoj për pajtimin midis popujve, të jetё një rast për përforcimin e dialogun midis të krishterëve. "Ne jemi të sigurt - përfundojnë ipeshkvijtë e Hungarisë - se prania e Atit të Shenjtë Papё do të jetë një inkurajim dhe forcë e madhe shpirtërore për të gjithë ne, si dhe për pjesëmarrësit e Kongresit Eukaristik".

Kujtojme se ideja e Veprës sё Kongreseve eukaristike ndёrkombёtare lindi rreth viti 1875 , pёr t'u konkretizuar mё 25 prill 1881, kur, me një letër qarkore, katolikë nga e gjithë bota u ftuan në Kongresin Eukaristik që do të mbahej në Lille në muajin  qershor 1881. Pjesëmarrja, megjithëse modeste, i tejkaloi pritjet. Në fakt, përveç belgëve, në Kongres morën pjesë përfaqësues të tetë vendeve të huaja. Organizatorët e promovuesit vendosën më pas të krijojnë një Komitet për t'i dhënë karakter të përhershëm Kongreseve Eukaristike tё ardhshme, me konferenca, raporte, seanca plenare, akte adhurimi dhe procesione solemne nё mbyllje.

Kongreset Eukaristike Ndёrkombёtare kanё si qëllim të përforcojnë lidhjet e besimtarëve me Zotin, Kishën, fenë dhe dashurinë. Eukaristia është takim dashurie me Zotin, i cili e shndërron jetën tonë. Në Misterin Eukaristik mund të zbulojmë dashurinë e pafundme që ka Hyji për ne dhe të marrin forcë për ta ndërtuar jetën tonë sipas mësimeve të Tij. Prandaj duhet theksuar se ‘Eukaristia është dhuratë për botën’, ndërsa Jezusi është model i dhurimit të plotë të vetvetes e na tregon rrugën në të cilën duhet të ecim në gjurmët e Tij, duke na ftuar të bashkohemi, për të ndërtuar njё shoqëri autentike.

I takon, tani, Hungarsisë të organizojë një Kongres të ri, nё kushte tё jashtëzakonshme koronavirusi, me mundësi të reja, kërkesa të reja e, sidomos, me frymëzimin e lashtë e të ri, që buron në shekuj të shekujve nga Eukaristia.

09 mars 2021, 16:59