Kërko

Vatican News
Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari, Albania - 2021.03.01 Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari, Albania - 2021.03.01  

Dom Nikolin Toma: Gjendja shëndetësore e Imzot Massafares po përmirësohet ndjeshëm

Kuria e kryedioqezës Shkodë-Pult përmes Vikarit të përgjithshëm, dom Nikollin Toma, njofton se gjendja shëndetësore e Imzot Angelo Massafara, i cili gjendet në spitalin "Miulli" në Acquaviva delle Fonti (BA) për covid, po përmirësohet ndjeshëm dhe e ka përparime të mëdha.

R.SH. - Vatikan

Kuria e kryedioqezës Shkodë-Pult përmes Vikarit të përgjithshëm, dom Nikollin Toma, njofton se gjendja shëndetësore e Imzot Angelo Massafara, i cili gjendet në spitalin "Miulli" në Acquaviva delle Fonti (BA) për covid, po përmirësohet ndjeshëm dhe e ka përparime të mëdha. Po të ndjekim njoftimin e Vikarit të përgjithshëm, dom Nikolli Toma....

Po të ndjekim njoftimin e Vikarit të përgjithshëm, dom Nikolli Toma

Buletini Shëndetësor i Imzot Angelo Massafra-s 17.03.2021 Nga Spitali "Miulli" në Acquaviva delle Fonti (BA) ku Arqipeshkvi ynë është i shtruar, kemi marrë lajme ngushëlluese: gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ndjeshëm dhe ka bërë përparime të mëdha: vlerat janë brenda normës dhe nuk paraqet vështirësi të veçanta. Sidoqoftë, tamponi që ka bërë dje i ka dalë pozitiv dhe, për këtë arsye, duhet të vazhdohet me terapitë, duke pritur që ngarkesa virale të ulet. Arqipeshkvi është i qetë, i kwnaqur me rezultatet e arritura deri tani dhe mirënjohës për kujdesin, vëmendjen dhe profesionalizmin e personelit mjekësor dhe jo mjekësor të spitalit. Ai u shpreh mirënjohjen e tij të gjithë atyre që po interesohen për gjendjen e tij shëndetësore, duke kërkuar informacione ose duke dërguar mesazhe ose duke u lutur për të; i përshëndet dhe i kujton të gjithë në Meshën e shenjtë që do të kremtojë sot në dhomën e tij të spitalit. Dom Nikolin Toma Vikari i Përgjithshëm.

18 mars 2021, 12:53