Kërko

Vatican News

Dom Nikolin Toma: gjendja shëndetësore e imzot Massafra ёshtё nё pёrmirёsim, por ende ka nevojë për trajtim

Gjendja shëndetësore e imzot Angelo Massafra, i cili qё 26 ditë gjendet në spital pёr Covid-19, është e “kënaqshme por kuadri i tij klinik mbetet delikat dhe ende ka nevojë për trajtim”, pohon Dom Nikolin Toma, Vikar i Përgjithshëm i kryedioqezёs sё Shkodёr-Pultit.

R.Sh. - Vatikan

Gjendja shëndetësore e imzot Angelo Massafra, i cili qё 26 ditë gjendet në spitalin "Miulli" pёr Covid-19, është e “kënaqshme, por kuadri i tij klinik mbetet delikat , prandaj ende ka nevojë për trajtim”, pohon Dom Nikolin Toma, Vikar i Përgjithshëm i kryedioqezёs sё Shkodёr-Pultit, po tё dёgjojmё njoftimin e tij nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News...

Dom Nikolin Toma nё mikrofonin e Radio Vatikanit

Buletini Shëndetësor i Imzot Angelo Massafra-s 24.03.2021 Arqipeshkvi, mirënjohës për afërsinë dashamirëse që keni treguar me rastin e ditëlindjes së tij të 72-të përmes mesazheve të shumta që keni dërguar, dëshiron t'ju informojë për gjendjen e tij shëndetësore. Pas 26 ditëve të shtrimit në spital, kuadri i tij klinik është i kënaqshëm, por delikat dhe ende ka nevojë për trajtim. Ngopja me O2 është e kënaqshme me fluks të ulët. Dispnea është drejt largimit. Më në fund po shihet një dritë dhe për këtë falënderojmë Zotin dhe ekspertizën e stafit mjekësor/shëndetësor të Spitalit "Miulli", të cilët po shoqërojnë procesin e tij të shërimit. Dom Nikolin Toma Vikar i Përgjithshëm

25 mars 2021, 10:35