Kërko

Vatican News
Vangelo V domenica B - Gesù guarisce la suocera di Pietro  Vangelo V domenica B - Gesù guarisce la suocera di Pietro  

Shenjtorët e Javës 7 - 14 shkurt

Kisha kremton të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar,, kalendari kujton shën Rikardin meshtar e të Lumin Piun IX, papë. Marku ungjilltar, nё fragmentin ungjillor të kёsaj sё diele, na tregon një ditë të Jezusit, të shtunën në Kafarnaum. Ai kalon nga sinagoga në një vend intim familjar, në shtëpinë e Simoni e tё Andreut. Vjehrra e Simonit, e cila është me ethe, i paraqitet menjëherë Mёsuesit. Jezusi i afrohet me përzemërsi, e kapi për dore dhe e ngriti. Pasi u shërua, ajo hap duart dhe shërbeu vëllezërve të saj. Në perëndim të diellit, kur mbaron shpresa njerëzore, të sëmurët dhe të pushtuarit nga djalli i sollën tek Jezusi dhe Ai i shëroi, duke shfaqur ardhjen e mbretërisë së qiellit. Herët në mëngjes Jezusi u tërhoq në vetmi për t'u lutur, duke rifilluar itinerarin e ungjillëzimit.

R.SH. - Vatikan

E diel 7 shkurt, Kisha kremton të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, e po sot më 7 shkurt, kalendari përkujton edhe shën Rikardin meshtar e të Lumin Piun IX, papë. Marku ungjilltar, nё fragmentin ungjillor të kёsaj sё diele, na tregon një ditë të Jezusit, të shtunën në Kafarnaum. Ai kalon nga sinagoga në një vend intim familjar, në shtëpinë e Simoni e tё Andreut. Vjehrra e Simonit, e cila është me ethe, i paraqitet menjëherë Mёsuesit. Jezusi i afrohet me përzemërsi, e kapi për dore dhe e ngriti. Pasi u shërua, ajo hap duart dhe  shërbeu vëllezërve të saj. Në perëndim të diellit, kur mbaron shpresa njerëzore, të sëmurët dhe të pushtuarit nga djalli i sollën tek Jezusi dhe Ai i shëroi, duke shfaqur ardhjen e mbretërisë së qiellit. Herët në mëngjes Jezusi u tërhoq në vetmi për t'u lutur, duke rifilluar itinerarin e ungjillëzimit 

Të hënën më 8 shkurt, kalendarit kishtar përkujton shën Jeronim Emilianin, themelues i Etërve Somaskë, pajtor qiellor i jetimëve dhe i të rinjve të braktisur, dhe shën Jozefina Bakhitën, virgjër. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti e krijoi gruan e ia dha burrit me qëllim që të dy të jenë një trup i vetëm.

Të martën me 9 shkurt, kalendari përkujton shën Apoloninë. Liturgjia e ditës na kujton thirrjen e Krishtit kur shëron shurdhmemecin: Effatŕ! Hapuni!. Kjo fjalë Hyjnore u thuhet të gjithë atyre që marrin pagëzimin. E Zoti dëshiron t’i hapim jo vetëm veshët dhe gojën, por sidomos zemrat, që në to të hyjë bota, të hyjë dashuria, të hyjë dialogu e sidomos, njohja e vërtetë e Zotit.

Të mërkurën 10 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Skolastikën, virgjër, motër e Shën Benediktit dhe shenjtorët Zotikun, Gjaçintin e Amancin martirë. Liturgjia e ditës na kujtojnë se Krishti është gjithnjë i mëshirshëm e kujdeset që njeriut të mos i mungojë buka e përditshme, por mbi të gjitha kujdeset të shuajë urinë e tij shpirtërore, urinë për jetën e vërtetë.

Të enjten me 11 shkurt, sipas kalendarit liturgjik, Kisha katolike kremton festën e Zojës Lurdë. Liturgjia e ditës na kujton se Dhjetë urdhërimet e Tënzot përmbushen plotësisht në ligjin e dashurisë, që e solli Jezusi e se pikërisht mbi bazën e dashurisë do të gjykohemi!

Të premten me 12 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Saturninin me shokë, martirë të Abitenes, shën Benediktin e Aniane. Liturgjia e ditës na çon në ditën kur Kaini ngriti dorën kundër të vëllait, Abelit. Është vëllavrasja e parë në historinë e njerëzimit. Na kujton se flijimi që i pëlqen më shumë Zotit, është dashuria e vëllait për vëllain, e njeriut për njeriun, larg çdo lakmie e përpjekjeje për ta ngritur lumturinë vetjake mbi fatkeqësinë e tjetrit.

Të shtunën më 13 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Martinjanin, e të Lumin Jordani i Saksonisë, meshtar dominikan. Liturgjia e ditës na kujton porosinë e Krishtit: “Ruhuni nga tharmi i farizejve dhe i Herodit!”. E kjo do të thotë se njeriu i drejtë, larg çdo hipokrizie e servilizmi, nuk lakmon pasuri: i mjafton ‘Buka e Zotit’, që është vetë Jezu Krishti. Në historinë e Kishës të gjitha veprat e mëdha nisin nga përvujtëria e vogëlsia e njerëzve fare të papërfillur nga bota, por tepër të pëlqyer nga Zoti.

Të dielën e ardhshme më 14 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 6-tëgjatë vitit kishtar, e po më 14 shkurt, kalendari kujton edhe shën Çirilin, murg e shën Metodin, ipeshkëv, Pajtorë qiellor të Evropës si dhe shën Valentinin. Liturgjia e kësaj së diele na fton të besojmë në Jezusin në të cilin kemi burimin e jetës së re, e me Të dhe në Të mund të fitojmë mbi të keqen e ta asgjësojmë vdekjen, të udhëhequr nga forca e Shpirtit Shenjt.

07 shkurt 2021, 09:14