Kërko

Vatican News
Shën Jozefi Shën Jozefi 

Shën Jozefit

Ndërmjet Letrave apostolike të 2020-ës, spikat “Patris corde”, botuar më 8 dhjetor, 150 vjet pas shpalljes së Shën Jozefit Pajtor i Kishës Katolike. Zgjodhëm, për ta kujtuar këtë Vit në vijim, tekstin e një kënge të traditës.

R. SH. - Vatikan

Ndërmjet Letrave apostolike të 2020-ës, spikat “Patris corde”, botuar më 8 dhjetor, 150 vjet pas shpalljes së Shën Jozefit Pajtor i Kishës Katolike nga ana e të Lumit Piu IX. Me këtë rast Papa shpalli Vitin e Shën Jozefit, që do të përfundojë më 8 dhjetor 2021. Zgjodhëm, për ta kujtuar këtë Vit në vijim, tekstin e një kënge të traditës, shkëputur nga oficja Visari Shpirtnuer1.

Shën Jozefit

(Nga tradita)

Bashkë në një za le të bahemi

Sh’Jozefin me nderue,

Fatin e së dlirtës Virgjin,

Rojsin e Krishtit Zot!

 

Rueje Sh’Jozef, e ndrite,

Kishën n’shkamb themlue,

Shpirtin na e mbaj larg t’zezave,

Mbi ne shpraz hire plot!

1 Visari Shpitnuer,Winterberg-Çekoslovakí, 1936, fq. 533

06 shkurt 2021, 10:21