Kërko

Vatican News
Quaresima, Mercoledì delle Ceneri Quaresima, Mercoledì delle Ceneri 

Riti i rreptë i të përhimit thotë se në të sotmen vendosim të ardhmen

Gjesti liturgjik që besimtarët katolikët e bëjnë në fillim të kohës liturgjike të Kreshmëve, tё Mёrkurёn e Pёrhime, duke marrë ‘simbolin e rreptë të hirit’, Kisha shpjegon se ky rit i ‘ bekimit të hirit e vënies mbi kokën tonë’ është shenjë që na kujton kushtet tona prej krijesash njerëzore, na fton në pendesë dhe në përforcimin e angazhimit të kthimit tonë për ndjekur gjithnjë më tepër Zotin.

R.SH. - Vatikan

Në veprat a kremtimet liturgjike, nёnvizon Kisha, Krishti bëhet i pranishëm e përmes veprës së Shpirtit Shenjt ato ngjarje shpëtimprurëse bëhen aktuale. E vërtet kemi një fjalë-kyçe që përdoret shpesh në Liturgji për të treguar këtë: fjalën sot; e ajo duhet kuptuar në domethënien origjinale e konkrete, jo metaforike. Sot Zoti zbulon dhe tregon ligjin e Tij e na takon neve të zgjedhim sot mes së mirës e së keqes, mes jetës e vdekjes; sot Mbretëria e Zotit është afër. Kthehuni e besoni Ungjillit; sot Krishti ka vdekur mbi Kalvar e është ngjall prej së vdekurish; është ngrit në qiell e ulët në të djathtën e Atit; sot na është dhuruar Shpirti Shenjt; sot është koha e volitshme.

Të marrësh pjesë në Liturgji do të thotë të zhytësh me jetën personale në misterin e Jezusì Krishtit, prania e Tij e përhershme, përshkimi i udhës përmes së cilës hyjmë në vdekjen e ngjalljen e tij për të pasur jetën.

18 shkurt 2021, 13:41